Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opera për tre grosh – Një shfaqje e bukur

2016/12/16 at 6:33 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Opera për tre grosh – Një shfaqje e bukur

Shënim për shfaqjen “Opera për tre grosh”, sipas veprës “Opera e lypsarëve” shkruar nga Vaclav Havel, me regji nga Met Xhelili dhe me pjesëmarrjen e aktorëve Arben Derhemi, Alfred Trebicka, Vasjan Lami, Adelina Muça, Olta Gixhari, Laura Nezha, Niada Saliasi, Lulzim Zeqja, Eva Alikaj, Erjona Kakeli, Anila Bisha, Rajmonda Bulku, Arjola Basho, Julinda Emiri, Gert Ferra, Genti Deçka, Gent Hazizi, Igli Zarka, Xhuliano Brisku. 


Shkruan: Albatros Rexhaj

Në jetë nuk ka asgjë të sigurt, por nëse ia dilni që t’i shmangeni rutinës së përditshme dhe të blini një biletë për në Teatrin Kombëtar në Tiranë, e keni të garantuar se duke ndjekur “Opera me tre grosh”, pavarësisht të ftohtit që fryn nga gropa në mes të skenës, do të shijoni një përvojë të mrekullueshme. Është thjesht një shfaqje e bukur! Konsideroj se asnjë përkufizim tjetër nuk e përmbledh më mirë ndjesinë që ta krijon “Opera për tre grosh” e Met Xhelilit.

Prej fillimit deri në fund, shfaqja komunikon lehtë me publikun. Ka një ritëm elegant, por mjaftueshëm dinamik për të relativizuar faktorin kohë, ndërkaq organika e shfaqjes është e pastër, por nuk është e mbingarkuar me elemente teknike, duke i lënë hapësirë disa gjërave të vogla që t’ia përcaktojnë vetë logjikën vetes. Një aktrim korrekt, ku e gjithë trupa është e harmonizuar brenda një sinusoide të caktuar lëkundjesh artistike, një sistem i duhur për ta mbajtur të karikuar shfaqjen. Dhe është pikërisht disiplina e aktorëve që ndikon që shfaqja të ketë elemente të fuqishme komike, por, në të njëjtën kohë, edhe të ruajë frymën serioze të situatës në të cilën gjenden personazhet. Dublantet, që alternojnë nga shfaqja në shfaqje (Niada Saliasi – Laura Nezha dhe Adelina Muça – Olta Gixhari) sjellin një freski të këndshme artistike për të gjithë ata që duan që shfaqjen ta shohin dy herë.

2

Te “Opera për tre grosh” e Met Xhelilit, gjëja e parë që të bie në sy është zotërimi absolut i hapësirës skenike (në gjatësi, gjerësi dhe lartësi të saj) duke e kthyer çdo pjesë në një terren të përdorshëm, por edhe të domosdoshëm për së paku një element të mizaskenës së shfaqjes. Kjo falë skenografisë komplekse dhe të planifikuar deri në mikrodetaje nga Genc Shkodrani, që si koncept ka diçka nga konstrukti i ferrit të Dantes. Tre nivele të ekzistencës njerëzore janë të shpërfaqura brenda një skene te vetme: bota e nëntokës, ajo e krimit, e paraqitur simbolikisht me shkallët që vijnë nga poshtë dhe dalin në mes të skenës; realiteti ynë ku secili jeton brenda kutisë së vet, i paraqitur në nivelin ZERO të skenës dhe bota e sipërme, e atyre që tërheqin spangot e çdo gjëje.

1

“Opera e lypsarëve”, shkruar nga Vaclav Havel – si një mbindërtim bythëpraptas i operës së John Gay nga shekulli i 18-të, që po ashtu është përshtatur për teatër edhe nga Brechti me emrin “Opera për tre grosh” – është një vepër që vetvetiu krijon dy korniza të përjetimit: korniza e jashtme, si një konstrukt social dhe kulturor dhe korniza e brendshme që ka të bëjë me përvojën konkrete të publikut në raport me atë që sheh në skenë. Teatri i Havelit është shumë kompleks, ndër të tjera edhe për atë se edhe pse veprat e tij i takojnë teatrit të absurdit, në të njëjtën kohë, ato janë komike, të mençura dhe shumë teatrale. Versioni i Met Xhelilit, që vjen me titullin, “Opera për tre grosh” ka potencial të jetojë për një kohë të gjatë, përtej numrit të kontraktuar prej 20 shfaqjesh, për shkak se, në skenë, publiku shqiptar do të shohë jetësimin e shumëçka nga ajo që ne përjetojmë, por që nuk jemi në gjendje që t’ia pohojmë vetes. Kjo shfaqje shpërfaq një nga problemet kryesore të shoqërisë sonë në ditët e sotme, faktin se, çerek shekulli pas rënies së diktaturës, vazhdojmë të jemi objekte të informacionit dhe jo subjekte të komunikimit. Dhe për këtë Meti dhe gjithë ekipi i shfaqjes meritojnë një BIG UP shumë të sinqertë.

4

Lëvdatat anash, është e udhës që të flas për dy detaje që, në një debat më të gjerë, mund të trajtohen si të meta funksionale të shfaqjes. Krijimtaria e Havelit është kryekëput politike, por, në të njëjtën kohë, veprat e tij nuk përbëjnë një relikt historik dhe assesi nuk duhen parë si alegori e kohës kur ka jetuar autori, sepse ndërkaq vepra e Havelit zotëron mjaftueshëm fuqi teatrore brenda vetes që t’i kapërcejë kornizat e kohës. “Opera e lypsarëve” përtej kontekstit anti-totalitar është një vepër që ndërtohet mbi premisat universale të besnikërisë, tradhtisë, represionit dhe shfrytëzimit, që të gjitha këto elemente tejet aktuale sot. Te kjo vepër Haveli portretizon një botë ku sistemet morale dhe etike tërësisht mungojnë, një botë të kthyer bythëpraptas, një realitet i frikshëm ku secili e mban secilin nën vëzhgim dhe nën tension. Një botë ku nuk ka miqësi, dashuri apo turp të vërtetë, ku gjithsecili udhëhiqet nga interesi i ngushtë, ku shfrytëzimi i anëtarëve të familjes përbën një gjë normale. Një botë ku sjellja kriminale është rregull i shoqërisë dhe jo përjashtim, ku kryepolici del kryekriminel, ndërkaq një hajdut flijohet në emër të parimeve. Pata përshtypjen se Met Xhelili sikur nuk ka pasur guximin e mjaftueshëm që realitetin e Havelit nga vitit 1975 ta projektojë tërësisht si një të tashme të vazhdueshme edhe në 2016-tën tonë. Ky qëndrim i rezervuar regjisorial ka ndikuar që vepra të vishet me petkun e një satire klasike, pikërisht gjëja që vetë Haveli ka synuar ta eliminojë si mundësi kuptimore të veprës së vet. Mendoj se regjisori sikur e ka neglizhuar faktin se vepra e Havelit, para se të cilësohet si komedi apo satirë, në radhë të parë i takon teatrit të absurdit që si detaj qëndron mbi ndarjen në zhanre më specifike.

6

Kodi i përmbysur i logjikës normale është realiteti i personazheve të kësaj vepre dhe jo një “sikur” nga ana e tyre. Personazhet nuk ironizojnë me situata absurde dhe atipike, pasi që këto situata janë normalja e realitetit të tyre. Pata përshtypjen se ky detaj nuk është kapur në tërë thellësinë e vet nga ana e regjisorit, prandaj edhe më krijoi ndjesinë se po e njëjta më pas është përçuar edhe te një pjesë e aktorëve. Për nevoja të këtij shkrimi, pa dashur të neglizhoj kontributet e të tjerëve, do të analizoj vetëm disa nga rolet kryesore. Alfred Trebicka, Erjona Kakeli, Lulzim Zeqja dhe Rajmonda Bulku në tërësi zotërojnë personazhet e veta, gjegjësisht botën e tyre të kthyer bythëpraptas. Piçam, luajtur nga Trebicka, na bind plotësisht se ai e konsideron tërësisht të moralshme që ta shtyjë vajzën e tij në marrëdhënie seksuale me rivalin e tij vetëm e vetëm që ta çorientojë atë, Erjona Kakeli, në rolin e Elisabet Piçam, dhe Rajmonda Bulku në rolin e  gruas së kryepolicit Loki, janë plotësisht brenda kornizave të personazheve tipike për teatrin e absurdit, ndërkaq Filç, luajtur nga Zeqja, është hajduti që me dhembshuri mbron një kod moral, deri në flijim. Në anën tjetër, Arbën Derhemi, që paraqitet në rolin kryesor, atë të kapiten Mekit, një hajdut dhe një playboy, sjell një lojë shumë dinamike, nuk e kursen veten për asnjë çast dhe pa dyshim ka meritën më të madhe për dinamikën e vëmendjes së publikut, por, vende-vende, krijohet përshtypja se personazhi i tij nuk është tërësisht pjesë e kësaj bote të kthyer bythëpraptas. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Vasjan Lamin në rolin e kapitenit të policisë Loki. Këto shkarje të vogla do të kishin mundur të evitoheshin fare lehtë nga regjisori, meqënëse janë pjesë e anës filozofike të shfaqjes, përgjegjësi e drejtpërdrejtë e regjisorit.

4

Dy fjalë për titullin e shfaqjes. Vaclav Havel nuk ka shkruar ndonjë vepër që quhet “Opera për tre grosh”! Përkundrazi, siç e ka shpjeguar edhe ai vetë, vendimi që adaptimit të tij të operës angleze t’ia vë emrin “Opera e lypsarëve”, siç e ka edhe vepra operistike e John Gay, është marrë me qëllimin e qartë që vepra e Havelit të mos ngatërrohet me veprën e Brechtit me titullin “Opera për tre grosh”. Vepra e Haveli dhe e Brecht, pos që janë të ndryshme në frymë, po ashtu janë të ndryshme edhe në qëllim. Njëlloj si te rasti i shfaqjes “Don Kishoti”, institucioni i Teatrit Kombëtar, që në fund të fundit mban përgjegjësinë finale në çdo debat autorësie, duhet të tregohet shumë më vigjilent në këtë pikë. Sado që ky detaj mund të duket trivial, është një nga pikat më neuralgjike në debatin global mbi autorësinë, ndërkaq Shqipëria nuk guxon të jetë një përjashtim.

(Autori është shkrimtar dhe dramaturg. Ky reflektim është krejtësisht personal)

56unnamed142



Ju sugjerojmë

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
Kryesore

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

10 Maj, 2025 10:59 pm
Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Aktualitet

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

10 Maj, 2025 10:43 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

10 Maj, 2025 10:28 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Para
HISTORIA/ Gruaja po më ‘çmend’, dëshiron seks çdo natë

HISTORIA/ Gruaja po më ‘çmend’, dëshiron seks çdo natë

Italianët vënë në lojë kryeministrin Rama/ Si një artist profesionist, ka zgjedhur të veshë një anti-plumb!

Italianët vënë në lojë kryeministrin Rama/ Si një artist profesionist, ka zgjedhur të veshë një anti-plumb!

Protestuesit maqedonas me brohoritje anti-shqiptare

Protestuesit maqedonas me brohoritje anti-shqiptare
















TE FUNDIT

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
10 Maj, 2025

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë, Enton Çaçani ka denoncuars mbrëmjen e sotme se administrata e Bashkisë Kolonjë...

Lexo më shumë

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
10 Maj, 2025

Uniformat blu njoftojnë se kanë marrë përsipër ruajtjen e të gjitha qëndrave të votimit në Elbasan. Në total janë marrë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e zgjedhjeve të 11 majit, një tjetër incident është regjistruar në fshatin...

Lexo më shumë

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com