Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

ONM kërkon shkarkimin e drejtueses së Prokurorisë Durrës

2020/02/12 at 4:15 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
ONM kërkon shkarkimin e drejtueses së Prokurorisë Durrës

ONM ka kërkuar shkarkimin e drejtueses së Prokurorisë Durrës, Anita Jella. Kjo e fundit u konfirmua në detyrë nga KPK më datë 10 dhjetor 2019. ONM i ka paraqitur kërkesë Komisionit Publik për të ankimuar vendimin.

Procesi i vettingut për Jellën u krye nga trupa gjyqësore e drejtuar nga Xhensila Pine, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Etleda Çiftja. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.

Çështja për të cilën Jella u referua për procedim disiplinorë duket se ka të bëjë me hetimin ndaj një personi të dyshuar për mbajtje narkotikësh. Jella kishte pushuar çështjen pasi të dyshuarit nuk i ishte gjetur drogë. Por vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs këmbënguli që hetimi ishte i cekët në këtë rast.

Ndërkohë sa i përket qëndrimit të Jellës si drejtuese për dy dosje që kishin të bënin me hetimet në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Durrës dhe atë ndaj një gjyqtareje të Apelit Tiranë, KPK tha se do ia kalonte Këshillit të Lartë të Prokurorisë për tu marrë parasysh në vlerësimin profesional vjetor të Jellës.
Jella, e cila iu nënshtrua rivlerësimit për të tre kriteret, u pyet gjerësisht gjatë seancës dëgjimore nga vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs në lidhje me qëndrimet e saj si drejtuese në dy dosjet.

Prokurorja tha se në rastin e parë ajo nuk kishte pasur asnjë mundësi për të ndikuar prokurorin, ndërsa shpjegoi se ndërhyrja e saj në rastin e dytë, që nuk ishte marrë parasysh nga prokurori i çështjes, kishte të bënte me faktin se paralelisht po zhvillohej një hetim proaktiv nga një prokuror tjetër.  Vendimet e KPK për nisje procedimesh disiplinore kanë mbetur pezull, për shkak se ende nuk është ngritur Inspektori i lartë i Drejtësisë.

Anita Jella është një ndër 15 prokurorët e zgjedhur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK dhe procesi i vettingut është hallka e fundit që i duhet për t’u emëruar në këtë post. Jella ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002. Ajo e ka filluar karrierën si prokurore në Elbasan në vitet 2001-2003 dhe më pas ka punuar si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007.

Pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit, Jella u emërua prokurore në Prokurorinë e Durrësit, ku e ushtron funksionin prej 10 vitesh. Më 9 maj 2018, Anita Jella u caktua drejtuese e Prokurorisë së Durrësit nga kryeprokurorja Arta Marku./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan,Cara:E vështirë shuarja,por e kemi izoluar…
Te Fundit

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan,Cara:E vështirë shuarja,por e kemi izoluar…

1 Korrik, 2025 9:00 pm
Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun
Bota

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

1 Korrik, 2025 8:24 pm
Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat
Politikë

Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat

1 Korrik, 2025 8:10 pm
Serbia refuzoi vizitën e Zveçlës në Luginën e Presheves, deputeti shqiptar në parlamentin serb: Qeveria e Beogradit ka të njëjtën urrejtje ndaj nesh
Rajoni

Shaip Kamberi thotë se do t’i bojkotojë punimet e ardhshme të Kuvendit të Serbisë

1 Korrik, 2025 7:59 pm
Vlora pa ujë/ Banorët janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje
Aktualitet

Vlora pa ujë/ Banorët janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje

1 Korrik, 2025 7:46 pm
Vihet gur themeli për ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër për lidhjen e Mitrovicës
Rajoni

Vihet gur themeli për ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër për lidhjen e Mitrovicës

1 Korrik, 2025 7:33 pm
Pensionet me Italinë/ Rama: Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe
Aktualitet

Pensionet me Italinë/ Rama: Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe

1 Korrik, 2025 7:26 pm
Senati miratoi projektligjin e shpenzimeve, reagon Trump: Muzikë për veshët e mi
Bota

Senati miratoi projektligjin e shpenzimeve, reagon Trump: Muzikë për veshët e mi

1 Korrik, 2025 7:14 pm
Ivanka Trump në Shqipëri, ndan pamjet nga Sazani dhe Zvërneci
Aktualitet

Ivanka Trump në Shqipëri, ndan pamjet nga Sazani dhe Zvërneci

1 Korrik, 2025 6:57 pm
Çfarë është fenomeni i “kupolës termike” dhe pse konsiderohet një “vrasës i heshtur”
Life Style

Çfarë është fenomeni i “kupolës termike” dhe pse konsiderohet një “vrasës i heshtur”

1 Korrik, 2025 6:43 pm
Para
Pranga 22-vjeçarit për prodhim dhe shitje të narkotikëve

Pranga 22-vjeçarit për prodhim dhe shitje të narkotikëve

Betohen 10 prokurorë të rinj, caktohen në 8 rrethe të vendit

Betohen 10 prokurorë të rinj, caktohen në 8 rrethe të vendit

Meta pret ministrin e Jashtëm turk, bisedohet edhe për investimet turke

Meta pret ministrin e Jashtëm turk, bisedohet edhe për investimet turke

TE FUNDIT

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan,Cara:E vështirë shuarja,por e kemi izoluar…

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan,Cara:E vështirë shuarja,por e kemi izoluar…
1 Korrik, 2025

Pasditen e sotme ë flakë landfilli i mbetjeve në Elbasan. Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Arben Cara, ka deklaruar se zjarri...

Lexo më shumë

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun
1 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës...

Lexo më shumë

Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat

Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat
1 Korrik, 2025

Ka vijuar sot, më 1 korrik 2025, dita e dytë e procesit të rinumërimit të votave për qarkun e Fierit....

Lexo më shumë

Shaip Kamberi thotë se do t’i bojkotojë punimet e ardhshme të Kuvendit të Serbisë

Serbia refuzoi vizitën e Zveçlës në Luginën e Presheves, deputeti shqiptar në parlamentin serb: Qeveria e Beogradit ka të njëjtën urrejtje ndaj nesh
1 Korrik, 2025

Shaip Kamberi, i vetmi përfaqësues i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, njoftoi të martën se ka vendosur ta bojkotojë Kuvendin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com