Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka përmbyllur fazën e verifikimit dhe i ka dorëzuar Avokatit të Popullit listën e kandidateve për institucionet e vettingut.
Sipas ONM vetëm 67 aplikantë të cilët janë përfshirë në listën përfundimtare që i është dorëzuar në një zarf të mbyllur institucionit të Avokatit të Popullit, i përmbushin kriteret dhe janë të përshtatshëm.
Në njoftimin e ONM thuhet se u publikuan dy lista të konsoliduara: 84 aplikantë janë vendosur në listën e kandidateve të cilët përmbushin kriteret formale. Nga këta, 17 janë vlerësuar me rekomandim negativ nga ONM; 109 aplikantë janë vendosur në listën e kandidatëve, të cilët nuk përmbushin kriteret formale.
Nga këta, 70 janë vlerësuar me rekomandim negativ, 39 nuk janë vlerësuar me rekomandim negativ, por ekspertet ndërkombëtarë pajtohen me anëtarët e komisionit të vlerësimit të zyrës së Avokatit të Popullit që këta kandidatë nuk përmbushin kriteret formale. Për rrjedhoje, 67 aplikantë mbetën të përshtatshëm për listën përfundimtare të votimit për shqyrtim nga Kuvendi, thuhet në njoftimin e ONM-së.
Tashmë është Kuvendi që duhet të votojë për të emëruar anëtaret e institucioneve të rivlerësimit.