Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Onkologjiku”/ Iku me vrap nga gjykata, mjeku Edmond Gashi shkoi në një lokal pavarësisht masës së sigurisë

2024/06/28 at 8:21 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali te Onkologjiku/ “Ik o hajdut ik”, mjeku Edmond Gashi largohet me vrap nga Gjykata!

Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë mjekun Edmond Gashi për thyerje të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Tiranës për “Shpërdorim detyre”.

Procedimi i tij është bërë mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 21:00, nga efektivë të komisariatit nr.6, pas komunikimit me prokurorin e çështjes, Bledar Valikaj.

Policia kishte marrë informacione në rrugë operative se mjeku kishte thyer arrestin shtëpiak dhe ishte duke frekuentuar ambientet e një lokali në fshatin Kus, Kashar.

Mjeku ka shkuar në lokal menjëherë pas seancës gjyqësore në Gjykatën e Tiranës. Kur policia ka shkuar në lokal nuk e ka gjetur mjekun, por e ka vërtetuar nëpërmjet pamjeve të kamerave të sigurisë.

Më pas efektivët e kanë gjetur në banesë, e kanë marrë dhe e kanë shoqëruar në komisariat. Ai është mbajtur deri rreth orës 21:00 në ambientet e komisariatit nr.6 në kryeqytet dhe pas urdhrit të prokurorit, ai është lënë i lirë.

Sa i takon çështjes së shoqërimit me efektivë policie për në sallën e gjyqit, burime nga policia bëjnë me dije për gazetarin Besar Bajraktaraj se për mjekun Gashi nuk ka mbërritur në polici fletëthirrje nga gjykata.

Kujtojmë se dje kur mbërriti në gjykatë Gashi pasi u pyet nga gazetarët tha vetëm këtë fjali: Unë bëj vetëm punën!

Më pas pavarësisht interesimit të gazetarëve mjeku nuk preferoi të ballafaqohej me ta, por pasi iu konfirmua masa e sigurisë doli nga pjesa e pasme e godinës institucionale për t’u larguar me vrap. E pas largimit, siç është vërtetuar nga policia, ka shkuar në lokal…

Të enjten Gjykata e Tiranës la në fuqi masat e sigurisë për mjekët dhe specialistët e Spitalit Onkologjik.  Hetimet e prokurorisë zbuluan një skemë përfitimi me pacientët e prekur me kancer.

Mjekët nuk u jepnin shërbim dhe i drejtonin drejt një klinike private me qëllim përfitimin. Klinika në fjalë ishte në pronësi të Halil Gashit, babait të mjekut Edmond Gashi. Përveç tij nën akuzë janë edhe Alketa Ymeri (Pere), Emiljano Lela, Brikena Qirjazi, Florian Marku, Halil Gashi dhe Drilona Kishta./tvklan

Ju sugjerojmë

Vendimet e gjyqtares Irena Gjoka / GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës
Aktualitet

Berisha sot në SPAK, u kallëzua nga gjyqtarja Irena Gjoka

10 Qershor, 2025 9:53 am
Profil/ Ndarja nga jeta e Bujar Bukoshit, jeta dhe veprimtaria e tij politike
Aktualitet

Profil/ Ndarja nga jeta e Bujar Bukoshit, jeta dhe veprimtaria e tij politike

10 Qershor, 2025 9:50 am
Siguria në plazhe/ Policia: Bllokohen 7 Jet Ski dhe 34 gomone e skafe në Sarandë
Aktualitet

Siguria në plazhe/ Policia: Bllokohen 7 Jet Ski dhe 34 gomone e skafe në Sarandë

10 Qershor, 2025 9:44 am
Trump: Nuk dua luftë qytetare
Bota

Trump: Nuk dua luftë qytetare

10 Qershor, 2025 9:39 am
Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare, ish-kryeministri i Kosovës Bujar Bukoshi
Kryesore

Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare, ish-kryeministri i Kosovës Bujar Bukoshi

10 Qershor, 2025 9:34 am
Rama ironizon opozitën: Shikoni në ç’derexhe janë katandisur!E marrin lehtë popullin
Aktualitet

Rama ironizon opozitën: Shikoni në ç’derexhe janë katandisur!E marrin lehtë popullin

10 Qershor, 2025 9:17 am
“Gjallë është ky?!”/Rama ironi e batutë me komentuesin:Gjallë jam, po Luli a është?
Aktualitet

“Gjallë është ky?!”/Rama ironi e batutë me komentuesin:Gjallë jam, po Luli a është?

10 Qershor, 2025 9:10 am
“Yamal t’ia japim çmimin në Tiranë”/ Rama: Në negociata për “Globe Soccer Awards’
Aktualitet

“Yamal t’ia japim çmimin në Tiranë”/ Rama: Në negociata për “Globe Soccer Awards’

10 Qershor, 2025 8:57 am
“Synojmë hapjen e një grup kapitujsh me BE”, Rama: Nisim punën për samitin e NATO-s
Aktualitet

“Synojmë hapjen e një grup kapitujsh me BE”, Rama: Nisim punën për samitin e NATO-s

10 Qershor, 2025 8:50 am
Kualifikueset e Botërorit/ Sonte përballja Shqipëri-Letoni
Aktualitet

Kualifikueset e Botërorit/ Sonte përballja Shqipëri-Letoni

10 Qershor, 2025 8:41 am
Para
Po kujdeseshin për parcelën me kanabis në mes të pyllit, arrestohen tre vëllezërit në Durrës

Po kujdeseshin për parcelën me kanabis në mes të pyllit, arrestohen tre vëllezërit në Durrës

Iku me vrap nga gjykata/ Policia: Mjeku Gashi theu masën e sigurisë, çfarë ndodhi në lokalin ku pinte kafe

Iku me vrap nga gjykata/ Policia: Mjeku Gashi theu masën e sigurisë, çfarë ndodhi në lokalin ku pinte kafe

Të dënuar në Belgjikë për drogë, Prokuroria e Tiranës sekuestron 50 mln euro pasuri të 7 personave

Të dënuar në Belgjikë për drogë, Prokuroria e Tiranës sekuestron 50 mln euro pasuri të 7 personave

TE FUNDIT

Berisha sot në SPAK, u kallëzua nga gjyqtarja Irena Gjoka

Vendimet e gjyqtares Irena Gjoka / GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës
10 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, duhet të paraqitet ditën e sotme, 10...

Lexo më shumë

Profil/ Ndarja nga jeta e Bujar Bukoshit, jeta dhe veprimtaria e tij politike

Profil/ Ndarja nga jeta e Bujar Bukoshit, jeta dhe veprimtaria e tij politike
10 Qershor, 2025

Ish kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi ka ndërruar jetë ditën e sotme, në moshën 78-vjeçare. Mësohet se ai ndërroi jetë...

Lexo më shumë

Siguria në plazhe/ Policia: Bllokohen 7 Jet Ski dhe 34 gomone e skafe në Sarandë

Siguria në plazhe/ Policia: Bllokohen 7 Jet Ski dhe 34 gomone e skafe në Sarandë
10 Qershor, 2025

Policia ka bllokuar 7 Jet Ski dhe 34 gomone e skafe nga Ksamili në Sarandë. Sipas uniformave blu mësohet nga...

Lexo më shumë

Trump: Nuk dua luftë qytetare

Trump: Nuk dua luftë qytetare
10 Qershor, 2025

Si reagim ndaj konfliktit në rritje me autoritetet lokale në Los Angeles, qeveria amerikane nën Presidentin Donald Trump ka vendosur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com