Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Olimpiada e Rios, peshëngritësi Briken Calja i gjashti në peshën 69 kg

2016/08/10 at 9:05 AM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ Olimpiada e Rios, peshëngritësi Briken Calja i gjashti në peshën 69 kg

Peshëngritësi shqiptar Briken Calja është renditur në vendin e 6-të në peshën 69kg, në Lojërat Olimpike “Rio 2016” që po zhvillohen në Brazil. Calja bëri një garë të mirë, duke u përpjekur të arrijë të rivalizojë me më të mirët e kësaj peshe, por pa sukses (kinezi Zhiyong Shi mori të artën me 352kg). Dy dështime në stilin e shkëputjes bënë që ai të humbiste terren në konkurrimin e tij, ndërsa gara e shtytjes ishte më e mirë për peshëngritësin kuqezi. Në stilin e shkëputjes, shtangisti nga Shtërmeni ngriti 145kg, në shtytje 181kg, duke e mbyllur dygarëshin me 326kg. Në total, Calja realizoi 3 nga 6 provat e tij olimpike.


Në stilin e shkëputjes, Calja i bën një start të mirë garës, duke ngritur në provën e parë 145kg, madje me lehtësi. Shtangisti kuqezi rikthehet në pedanë në provën e dytë me 151kg, por këtë peshë nuk arrin ta ngrejë, madje edhe në përpjekjen e tretë dështon. Për pasojë, Calja e mbyll stilin e shkëputjes me 145kg, duke u renditur në vendin e tetë në këtë stil dhe humbur shumë terren ndaj rivalëve për dygarëshin dhe zonën e medaljeve. Edhe vetë Calja u duk i mërzitur pas kësaj gare, pasi pretendonte më shumë.

Në stilin e shtytjes, gara e shtangistit kuqezi nis me 175kg, peshë të cilën ai e ngre me lehtësi. Edhe në provën e dytë Calja është i suksesshëm, duke ngritur 181kg dhe fiton mjaft terren në renditjen e përgjithshme. Në provën e tretë tenton 184kg, por dështon, duke mos e ngritur dot shtangën. Për pasojë, Calja e mbyll këtë stil në vendin e gjashtë, me 181kg. Ky stil ishte më i mirë për peshëngritësin Briken Calja, ku realizoi dy prova dhe përfitoi nga disa tërheqje të rivalëve për të fituar terren në renditjen e dygarëshit, ku zuri vendin e gjashtë.

Calja është sportisti i dytë shqiptar që garon në Olimpiadën e Rios, pas një tjetër shtangiste, Evangjelia Veli, që u renditet e teta në peshën 53kg, tri ditë më parë. Sot garon edhe notarja Nikol Merizaj në 100 metra stil i lirë. Në garë për ngjyrat kuqezi janë edhe notari tjetër Sidni Hoxha (garon më 11 gusht, në 50 metra stil i lirë) si dhe dy atletët, Luiza Gega (3000 metra me pengesa) e Izmir Smajlaj (kërcim së gjati), që do të garojnë më datën 13 gusht.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/olimpikshqiptar/videos/1190432027666813/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

 

Etiketa: Briken CaljaOlimpiada e Rios


Ju sugjerojmë

Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore
Bota

Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore

28 Dhjetor, 2025 3:09 pm
Stuhi dëbore në Suedi, humbin jetën dy persona
Bota

Stuhi dëbore në Suedi, humbin jetën dy persona

28 Dhjetor, 2025 2:42 pm
Vlerësohet me notën 5, Asllani më i dobti në humbjen e Torinos përballë Cagliarit
Sport

Vlerësohet me notën 5, Asllani më i dobti në humbjen e Torinos përballë Cagliarit

28 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Njihuni me arritjen shkencore të vitit
Life Style

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

28 Dhjetor, 2025 2:12 pm
Zgjedhjet e Kosovës, inteligjenca serbe paralajmëron serbët në veri
Rajoni

Zgjedhjet e Kosovës, inteligjenca serbe paralajmëron serbët në veri

28 Dhjetor, 2025 1:58 pm
Zgjedhjet në Kosovë/ 100 prokurorë në terren, policia: Nuk do lejojmë manipulime
Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë/ 100 prokurorë në terren, policia: Nuk do lejojmë manipulime

28 Dhjetor, 2025 1:55 pm
Zgjedhjet/ Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë
Rajoni

Zgjedhjet/ Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

28 Dhjetor, 2025 1:46 pm
Djegia e 8 autobusëve në Durrës, policia zbardh ngjarjen
Aktualitet

Djegia e 8 autobusëve në Durrës, policia zbardh ngjarjen

28 Dhjetor, 2025 1:45 pm
Incidente në një qendër votimi në Kosovë, sherr mes qytetarëve, ndërhyn policia
Rajoni

Incidente në një qendër votimi në Kosovë, sherr mes qytetarëve, ndërhyn policia

28 Dhjetor, 2025 12:53 pm
Vlora pa ujë prej 72 orësh
Aktualitet

Vlora pa ujë prej 72 orësh

28 Dhjetor, 2025 12:43 pm
Para
Olimpiada e Rios/ Ja kë përshëndet me gishtin e mesit notari kanadez ….

Olimpiada e Rios/ Ja kë përshëndet me gishtin e mesit notari kanadez ....

Parashikimi i motit, shira të izoluar

Moti, ja temperaturat për ditën e sotme

Sadna feston ditëlindjen mes lotëve

Sadna feston ditëlindjen mes lotëve

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore

Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore
28 Dhjetor, 2025

Në Evropë, dhe veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, armiqësia ndaj emigrantëvepo rritet. Në të njëjtën kohë, ekonomitë më të pasura të...

Lexo më shumë

Stuhi dëbore në Suedi, humbin jetën dy persona

Stuhi dëbore në Suedi, humbin jetën dy persona
28 Dhjetor, 2025

Një stuhi dimërore ka goditur Suedinë, duke marrë dy jetë njerëzish, e duke shkaktuar ndërprerje të udhëtimit dhe balck out-e...

Lexo më shumë

Vlerësohet me notën 5, Asllani më i dobti në humbjen e Torinos përballë Cagliarit

Vlerësohet me notën 5, Asllani më i dobti në humbjen e Torinos përballë Cagliarit
28 Dhjetor, 2025

Skuadra e Torinos po përjeton moment të vështirë në Serie A. Edhe pse ata të shtunën shënuan të parët ndaj...

Lexo më shumë

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

Njihuni me arritjen shkencore të vitit
28 Dhjetor, 2025

Pas çmimeve për ilaçet kundër obezitetit dhe HIV-it vitet e fundit, këtë vit shkenca ndryshoi kurs. Njohja si arritja shkencore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com