Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Olaf Scholz dhe Pakti për Gjermaninë, vetëm reklamë?

2023/09/09 at 11:32 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Olaf Scholz dhe Pakti për Gjermaninë, vetëm reklamë?

Kancelari, Olaf Scholz kërkon një përpjekje të shtuar kombëtare për të dalë nga gjendja e stanjacionit. Ai e quajti atë Pakti për Gjermaninë. Reagimet janë të rezervuara.

Zhvillimet në Gjermani nuk janë aq optimiste. Vendi po humb fuqinë ekonomike. Indutria vuan nga çmimet e larta të energjisë dhe ka shumë burokraci. Infrastruktura ka probleme, dixhitalizimi ecën me hap breshke. Inflacioni është i lartë, qytetarët e mbajnë dorën të shtrënguar. Gazeta “Economist” madje në një artikull të fundit shtroi pyetjen nëse Gjermania sërish “është e sëmura e Europës”.

Kancelari kërkon durim

Kjo nuk mund të qëndrojë kështu. Paraqitja e kancelarit Scholz në debatin për buxhetin në Bundestag ishte ndryshe nga deklaratat e muajti gusht, ku Scholz, tha se flitet për vështirësi që nuk kanë të bëjnë me fuqinë ekonomike të Gjermanisë. Me fytyrë të lënduar nga vrapi të mërkurën ai foli në Bundestag për qytetarët, të cilët janë të lodhur nga gjendja e stanjacionit. Kancelari kërkoi një “përpjekje të shtuar kombëtare” për të vënë në lëvizje vendin. Ai shpalli Paktin për Gjermaninë. Së bashku duhet të “shkundemi nga burokratizmi, frika ndaj rrezikut dhe droja”, sepse kjo “paralizon ekonominë tonë dhe sjell zhgënjim tek njerëzit në vend, që thjesht duan që Gjermania të funksionojë.”

Mos të grindemi më -një sinjal për brenda qeverisë

“Bashkëpunim në vend të grindjeve, kjo është kërkesa e kohës”, tha Scholz në Bundestag. Këtë mund ta kuptosh si kërkesë drejtuar brenda radhëve të brendshme. Në qeverinë gjermane përplasen kontradikta të politikës partiake mes Të Gjebërve dhe FDP-së, grindje që muajt e kaluar ishin të shpeshta dhe krijuan imazhin e një koalicioni të përçarë, dhe kancelarin e nxorrën të dobët dhe të paaftë për lidership.

Gjithnjë e më shumë qytetarë janë të pakënaqur me qeverinë. Në sondazhin aktuale të trendit të ARD-së, vetëm 19% e qytetarëve e vlerësonin pozitivisht punën e qeverisë. Koalicioni nuk do të kishte më shumicën, nëse do të kishte zgjedhje tani.

Kritika nga opozita

CDU dhe CSU që përbëjnë grupin më të madh parlamentar të opozitës në Bundestag nxjerrin konkluzionin, se kancelari nuk po i realizon projektet e veta nga fuqia e koalicionit dhe me paktin për Gjermaninë kërkon mazhoranca të reja. “Nëse koalicioni juaj në pjesë të madhe rrëzohet sigurisht që ne jemi në dispozicion”, ironizoi politikani kristiansocial, CSU, Alexander Dobrindt në Bundestag.

Kryeministri i landit të Rinani-Veriore Vestfali, Hendrik Wüst reagoi me zemërim ndaj propozimit të Scholz. “Pakti për Gjermaninë është vetëm një reklamë”, që synon të tërheqë vëmendjen, tha kryeministri nga CDU.

Ekonmia pret që qeveria të lëvizë. “Me shpalljen e paktit për Gjermaninë qeveria gjermane më në fund po zgjohet”, u shpreh Rainer Dulger, president i Shoqatës Federale të Punëdhënësve Gjermanë, BDA në një intervistë. Për një kohë të gjatë qeveria ka qenë e përgjumur në drejtim të digjitalizimit dhe ka qenë e fiksuar tek burokracia penguese për ekonlominë dhe shoqërinë. Kjo duhet të ndryshojë shpejt-  Nga kryeministrat e landeve që qeverisen nga socialdemokratët, Scholz ka marrë mbështetje të gjerë. “Ne jemi shumë të komplikuar në Gjermani, jemi shumë të ngadalëshëm, dhe në fund shumë të shtrenjtë. Duhet të thjeshtëzohemi dhe të bëhemi më të shpejtë.”/DW

Ju sugjerojmë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
Aktualitet

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

6 Qershor, 2025 1:46 pm
“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Kryesore

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

6 Qershor, 2025 1:38 pm
“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
Aktualitet

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

6 Qershor, 2025 1:35 pm
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Para
Itali/ Shuhet në një aksident tragjik 29-vjeçari shqiptar

Itali/ Shuhet në një aksident tragjik 29-vjeçari shqiptar

U tërhoq nga zgjedhjet në Kukës, Basha: Hera e fundit që PD nuk ka kandidat në zgjedhje

U tërhoq nga zgjedhjet në Kukës, Basha: Hera e fundit që PD nuk ka kandidat në zgjedhje

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Basha: Sot nisim formatimin e forumeve

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Basha: Sot nisim formatimin e forumeve

TE FUNDIT

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
6 Qershor, 2025

Për arkitektin e njohur japonez Kengo Kuma, Shqipëria është e ngjashme me vendin e tij të lindjes. Por në ç’kuptim?...

Lexo më shumë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
6 Qershor, 2025

Ekipi kombëtar i Serbisë mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen e së shtunës, më 7 qershor në orën 20:45, ku...

Lexo më shumë

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
6 Qershor, 2025

Në vijim të planit të masave për “Shqipëri–Serbi”, policia e shtetit bën njoftimin për mbarëvajtjen e ndeshjes. Konkretisht, rruga nga...

Lexo më shumë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
6 Qershor, 2025

Ka zgjatur rreth dy orë arratia e Shpëtim Osmës, autorit të dyshuar të plagosjes së dyfishtë të ndodhur paraditen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com