UNRWA, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, tha se ishte detyruar të pezullonte dërgesat e ndihmave në veriun e Rripit të Gazës.
Kzy vendim erdhi pasi nuk është e mundur të kryhen operacione normale humanitare për shkak të situatës së urisë dhe dëshpërimit të popullsisë në zonë e cila çon në sulme dhe trazira.
“Sjellja e dëshpëruar e njerëzve të uritur dhe të rraskapitur po pengon kalimin e sigurt dhe të qetë të kamionëve tanë”,- tha Tamara Alrifai, drejtoresha e marrëdhënieve me jashtë të UNRWA, raporton Guardian.