Një punë me një rrogë kaq të lartë, një shqiptar nuk do ta refuzonte kurrë. Por në Zelandën e re, shumë të rinj e refuzojnë.
Kjo punë është 4 ditë në javë, të lejon 12 javë pushim në vit.
Bëhet fjalë për një vend pune si zëvendësmjek në një zonë rurale, të papëlqyeshme nga të rinjtë.
“Është një problem i madh për të gjetur një zëvendës”, ka thënë Doktori Alan Kenny për mediat lokale.
“Vitin e kaluar, kam anuluar pushimet, sepse unë nuk mund të gjeja një zëvendës dhe këtë vit ndoshta do të duhet ta bëjë të njëjtën gjë”, vijon ai.