Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ofensiva e butë e Angela Merkelit

2016/09/02 at 6:57 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Angela Merkel e interesuar drejtpërdrejt për reformën tonë në drejtësi?!

Selia e qeverisë në Berlin ishte e mbushur me spekulime këtë javë, në lidhje me “K-Frage”, një lojë e kahershme sallonesh politike, me pyetjen nëse Angela Merkeli do të kërkojë të kandidojë edhe një herë si Kancelare e Gjermanisë. Ndonëse pak kush e vë seriozisht në dyshim se Merkeli e do një shans për një mandat të katërt, grindjet në prapaskenë në aleancën e saj konservatore, në lidhje me kohën e bërjes së një shpalljeje të tillë, kanë ushqyer teoritë për një Plan B.


Edhe në një kohë kur aleatët dhe kundërshtarët e saj, analizojnë imtësisht deklaratat publike dhe gjuhën e trupit, në kërkim të shenjave të planeve të saj, Merkeli, ashtu heshturazi, ka nisur të hedhë themelet për një tjetër mandat 4-vjeçar, thonë aleatët e saj politikë. Një pyetje shumë e dëgjuar tashmë, po mbizotëron në këto diskutime: Si të ndreqet Europa?

Nëse Merkeli e ka kaluar pjesën më të madhe në detyrë, duke shuar zjaret nëpër kontinent, që nga kriza financiare, tek Greqia dhe prurjet e refugjatëve, mandati i saj i radhës, dhe me shumë gjasë i fundit, do të fokusohej në një temë që çdo udhëheqës e ka shumë për zemër – trashëgimia. Sigurimi i atij vendi në histori, do të varet në një pjesë të madhe, nga suksesi i Merkelit në vendosjen e Europës mbi një terren më të qëndrueshëm.

Një kombinim i dobësisë ekonomike dhe përshtypja e përhapur se Brukseli dhe/ose Berlini duhet të fajësohen për problemet e shteteve anëtare e ka gërryer besimin tek blloku, duke nxitur kështu lëvizjet populiste nga Spanja, në Suedi. Nëse BE vazhdon të shpështillet në vitet që do të vijnë, Merkeli, figura dominuese politike e kontinentit, do të mbahet mend si udhëheqësja që humbi Europën.

Ndërkohë që Berlini beson se Europa ka bërë hapa të mëdhenj në përmirësimin e kuadrit të saj rregullator dhe përgatitur për tronditje të tilla si kriza e borxheve, ekipi i Merkelit pranon gjithashtu se ka shumë për t’u bërë, me qëllim rikthimin e besimit tek BE-ja. Brexit, thonë ata, mund të jetë katalizatori për ta përmbysur tendencën. “Në Berlin, njerëzit e kuptojnë se është e rëndësishme të rroket ky moment, sepse mund të mos vijë më”, thotë Josef Janning, kreu i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë në Berlin. “Kkoha nuk është në anën e integrimit, por regresit”.

Që Merkeli e di se ka kohë të kufizuar për të vepruar, kjo u bë e qartë javën e kaluar, kurKancelarja u takua me 15 udhëheqës europianë, në një përpjekje për të filluar ndërtimin e konsensusit në fusha kyçe. Diplomacia e vajtje-ardhjeve, që e shpuri Kancelaren nga një aeroplanmbajtëse italiane, deri në Talin, dhe në disa pika mes këtyre dy vendeve, ishte pjesërisht një ushtrim për ndërtim besimi, përpara samitit informal të këtij muaji në Bratislavë. Mesazhi i saj: Berlini dëgjon. (http://www.bota.al/2016/09/ofensiva-e-bute-e-angela-merkelit/)

Një ankesë e përbashkët mes anëtarëve më të vegjël të Europës është se vendet e mëdhenj, të udhëhequr nga Berlini, i injorojnë ata në procesin e vendim-marrjes në BE. Kjo frikë ka forcuar blloqe të ndryshme rajonale brenda BE-së, si Skandinavia, Balltiket, apo i ashtuquajturi Grupi i Vishegradit me shtetet e Europës Qendrore.

Në të vërtetë, ishte një refuzim i përbashkët i politikës së Merkelit për refugjatët, që çoi në rilindjen kohët të fundit të grupit të Vishegradit.

Në Gjermani, kthimi i Merkelit nga Europa Lindore u pa gjerësisht si një dështim, për arsye se ajo nuk i bindi shtetet që të pranojnë refugjatë. Megjithatë, ky nuk ishte asnjëherë plani i saj. Duke e ditur se vende si Polonia dhe Hungaria nuk do të sprapsen, udhëheqësja gjermane i fokusoi bisedimet në fusha ku mbizotëron konsensusi, sidomos si të përmirësojë sigurinë me më shumë ndarje informacionesh zbulimi, duke siguruar kufijtë e BE-së dhe ruajtur paktin e refugjatëve me Turqinë.

Një tjetër fushë mirëkuptimi: Brexit. Ashtu si Gjermania, vendet e Europës Lindore kanë shumë pak interes për të ndjekur një qasje ndëshkuese ndaj Mbretërisë së Bashkuar. Ndërkohë që Berlini dëshiron të ruajë investimet masive të kompanive gjermane si Siemens dhe BMë kanë në Mbretërinë e Bashkuar, shtetet e Europës Lindore si Polonia dhe Rumania duan të mbrojnë statusin e shtetasve të tyre atje, si dhe remitancat që ata dërgojnë në shtëpi.

“Qëllimi i Merkelit këtu ishte që të riparonte lidhjet e Berlinit me Europën Lindore, të cilat ishin tensionuar disi prej krizës së refugjatëve”, thotë Joerg Forbrig, një analist në German Marshall Fund në Berlin. “Kjo është e rëndësishme për atmosferën brenda BE-së”.

Ofensiva diplomatike e Merkelit ishte gjithashtu shenjë se me Mbretërinë e Bashkuar jashtë procesit të vendim-marrjes, ajo do të përpiqet të ndërtojë koalicione më të gjerë për çështje të rëndësishme. Ajo nuk beson më se Gjermania dhe Franca, qoftë edhe bashkë me Italinë, e cila u është bashkuar në takimet e fundit, mund të veprojnë si motorri i BE-së, thonë analistët. Përveç humbjes së ndikimit ekonomik në Francë dhe Itali vitet e fundit, pozicioni i Merkelit në fushat kyçe, sidomos politika ekonomike dhe fiskale, është shpesh herë shumë larg pozicioneve të Parisit dhe Romës.

Për Merkelin, takimet mes treshes janë po aq shumë për t’u vënë fre shpresave të francezëve dhe italianëve për të qenë më të lirë për të bërë shpenzime, sa edhe për përcaktimin e agjendës së BE-së. “Ajo nukpo përpiqet t’i afrojë në rrugën e asaj, por po përpiqet t’i pengojë që të ‘marrin kot’”, thotë Janning.

Për udhëheqësen gjermane, samiti i Bratislavës shënon fillimin e asaj që premton të jetë një detyrë e vështirë e rikthimit të besimit në BE, një besim i dëmtuar prej udhëheqjes së dobët dhe agjendave kombëtare konkurruese mes tyre.

Ndërkohë që edhe kritikët e saj thonë se ajo është e vetmja udhëheqëse me staturën për t’u marrë me katalogun e sëmundjeve të blokut, ata ankohen gjithashtu se dominimi politik dhe ekonomik i Gjermanisë është në rrënjë të shumë prej problemeve të Bashkimit Europian.

Edhe me kohën që kalon, Merkeli – gjithmonë fizikania – këmbëngul që Europa duhet të studiojë problemin, përpara se të veprojë. “AJo që duhet të bëjmë, është që të vetëdijësohemi se ku jemi”, tha ajo këtë javë në një intervistë për një televizion gjerman. “Në vend që të nxitojmë për të vepruar, duhet të mendojmë me qetësi”. /Politico/bota.al

 

Etiketa: angela merkelofensiva


Ju sugjerojmë

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
Aktualitet

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

6 Qershor, 2025 11:41 am
Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
Aktualitet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

6 Qershor, 2025 11:32 am
Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
Aktualitet

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 11:23 am
Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!
Aktualitet

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!

6 Qershor, 2025 11:17 am
Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë
Bota

Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë

6 Qershor, 2025 11:16 am
Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën
Rajoni

Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën

6 Qershor, 2025 11:12 am
Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh
Aktualitet

Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh

6 Qershor, 2025 11:07 am
Shpërndante lëndë narkotike në Kamëz dhe Valias, arrestohet 25-vjeçari
Aktualitet

Shpërndante lëndë narkotike në Kamëz dhe Valias, arrestohet 25-vjeçari

6 Qershor, 2025 11:05 am
Dhërmi/ Shiste drogë në lokalet e natës, pranga 46-vjeçarit. Ja çfarë iu sekuestrua
Aktualitet

Dhërmi/ Shiste drogë në lokalet e natës, pranga 46-vjeçarit. Ja çfarë iu sekuestrua

6 Qershor, 2025 10:53 am
Sot Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Sot Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen

6 Qershor, 2025 10:45 am
Para
Mashtrimi/ Jepte ndeshje të “sigurta” në këmbim të parave. Pranga 21 vjeçarit

Mashtrimi/ Jepte ndeshje të "sigurta" në këmbim të parave. Pranga 21 vjeçarit

Pse të shkojmë tek mjeku kur ndihemi mirë?!

Pse të shkojmë tek mjeku kur ndihemi mirë?!

Shqiptari godet me thikë çiftin rumun

Shqiptari godet me thikë çiftin rumun

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
6 Qershor, 2025

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona,...

Lexo më shumë

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
6 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka uruar sot besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Përmes një mesazhi për mediat,...

Lexo më shumë

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur këtë të premte në Rrogozhinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15 në...

Lexo më shumë

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!
6 Qershor, 2025

Ministria e Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar në lidhje me debatet e fundit për restaurimin e burgut famëkeq të Spaçit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com