Është arrestuar mbrëmjen e së martës gazetari dhe komentatori Kastriot Myftaraj. Myftaraj është dërguar në komisariatin Nr.1 në kryeqytet nga njësia Antiterror ku po qendron edhe aktualisht.
Nga të dhënat e para mësohet se ndalimi i tij është bërë për shkak se ka shfaqur elementë radikale dhe nxitje të dhunës e urrejtjes.
Ndalimi i tij vjen një ditë pasi Myftaraj kishte publikuar në Facebook një shkrim me titullin “Aventura e çuditshme e një ku*ve kroate në Tiranë”, shkrim që i kushtohej ambasadores së BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin.
Nuk dihet ende nëse ndaj Myftarajt do të ketë masë arresti apo do të lihet sërish i lirë.
*Më poshtë shkrimi i tij për Vlahutin