Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi është proceduar penalisht nga policia pasi akuzohet se ka fyer me fjalë dhe ka shpifur ndaj 4 punonjës të një firme ndërtimi.
Policia bën me dije se mbrëmjen e djeshme, në ambientet e një lokali në qytetin e Kuçovës, dyshohet se Lefter Maliqi dhe M. H., 48 vjeç, banues në Kuçovë (mbështetës i kandidatit) kanë fyer me fjalë dhe kanë shpifur për shtetasit Sh. Sh., 59 vjeç, A. Sh., 39 vjeç, A. K., 44 vjeç dhe A. K., 57 vjeç, të katërt punonjës të një firme ndërtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Fyerja” dhe “Shpifja”, të kryera në bashkëpunim.