Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Odise Roshi optimist: Besoj te kualifikimi, po pres duelin me Bejlin

2016/06/22 at 5:29 PM
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Odise Roshi optimist: Besoj te kualifikimi, po pres duelin me Bejlin

I shpejtë dhe një ndër futbollistët nga të cilët është pritur shumë në Kombëtare gjatë Europianit. Nuk ka qenë në fushë përgjatë 270 minutave që Shqipëria ka zhvilluar në “Francë 2016”, por në ato që ka luajtur, ka bërë maksimumin.


Odise Roshi tregon për gazetën “Panorama Sport” emocionet e golit të fitores ndaj Rumanisë, ndërkohë që rikthehet pas edhe në dy takimet që Shqipëria i ka humbur.

Sipas tij, fati nuk ka qenë me kuqezinjtë në ato ndeshje, ndërkohë që kundër Rumanisë, mesfushori fierak tregon se ka qenë i bindur te fitorja.

Roshi, nëse riktheheni pas te goli i Sadikut, cili ishte përjetimi juaj në atë moment?

Është e vështirë që të gjesh fjalët për një moment ku emocioni ka qenë shumë i madh. Jam gëzuar pa masë. Në atë moment i kam dhënë të drejtë asaj që e besoja që pa nisur ndeshja se ne do të fitonim. Në të vërtetë rezultatin nuk e parashikova saktë, sepse prisja që të shënonim sërish (qesh). E rëndësishme është që fituam dhe pas ndeshjes e kam menduar se kualifikimin do ta kishim 100% të arritshëm, por tashmë mbetet për t’u parë se si do të përfundojnë edhe ndeshjet që kanë mbetur.

Pas asaj që ndodhi me Francën, sa e vështirë ishte ndeshja e tretë në grup?

Na duhej patjetër fitorja dhe kjo e shton gjithmonë vështirësinë e një ndeshjeje, pavarësisht motivimit. Ishte e vështirë, edhe për arsyen që ju e përmendët, sepse na ndodhi edhe me Francën që të pësonim dy herë në minutat e fundit. Këtë herë ne e dominuam takimin dhe arritëm që ta ruanim fitoren, mirëpo ka qenë një stres i shtuar ndjeshëm në minutat e fundit te secili prej nesh. Frikësoheshim se mund të na përsëritej tersi.

Për t’iu kthyer edhe një herë, çfarë ndodhi në ato minuta të fundit ndaj Francës?

Për ne ka qenë e dhimbshme, por në këtë Europian është parë që shumë herë takimet janë vendosur në minutat e fundit. Ishte e rëndë për ne, pasi ai barazim ndaj Francës do të kishte qenë një rezultat i mrekullueshëm, por na mungoi vetëm fati, asgjë tjetër.

Përballja me Rumaninë, nga presioni që ju rrethonte, a ishte edhe më e vështirë se ajo me Francën?

Jo, nuk do të thosha kështu. Sipas meje, ndeshja më e vështirë ka qenë ndaj Francës, për vetë kualitetet që ka në përbërje. Më vjen keq që nuk na mjaftoi as ajo ndeshje e mirë që kemi bërë përballë tyre për të marrë rezultat pozitiv. Fati nuk na buzëqeshi.

Shanset po zvogëlohen njëri pas tjetrit. Sa besoni se do të kualifikohemi?

Unë nuk i kam humbur shpresat dhe do t’i ruaj deri në sfidën e fundit që ne presim për të na dhënë kualifikimin. E kam si ndjesi të ngulitur që ne do arrijmë të kualifikohemi dhe uroj që të më dalë e vërtetë.

Cilët kanë qenë tifozët specialë të Roshit në këto tri ndeshje?

Kanë qenë të shumtë. Megjithatë, në të tria ndeshjet më ka ndjekur një mik i imi i ngushtë nga Fieri, me emrin Turi. Ai më ka takuar edhe në hotel ku qëndrojmë me Kombëtaren dhe ka qenë tifozi im personal në këtë Europian.

Në rast se do kemi fatin të kualifikohemi, luajmë kundër Uellsit dhe ju personalisht një duel me Bejlin. Kush e fiton garën e shpejtësisë?

Do të ishte diçka e mrekullueshme që të kualifikohemi. Uroj të ndodhë. Sa i përket Bejlit, është një ndër futbollistët më të mirë të momentit dhe do të ishte kënaqësi që të përballesha me të.

 



Ju sugjerojmë

Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë
Kryesore

Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë

9 Qershor, 2025 1:56 pm
‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit
Kryesore

‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit

9 Qershor, 2025 1:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
Kryesore

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

8 Qershor, 2025 1:30 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Para
Granit Xhaka në mesin e top 5 lojtarëve më të mirë në Euro 2016

Lewandowski ka frikë nga Zvicra, fjalë të mira për Xhakën

Anjezat

Anjezat

Ekskluzive/ Agolli: Kukeli kirurg, Abrashi vrapon edhe kur ha bukë ….

Ekskluzive/ Agolli: Kukeli kirurg, Abrashi vrapon edhe kur ha bukë ....

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona
9 Qershor, 2025

Janë shpallur 55 projektet fituese të thirrjes së parë për bashkëprojekte ndërmjet studiuesve shqiptarë dhe diasporës akademike, mbështetur nga programi...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
9 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shqyrtuar sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u liruar nga qelia....

Lexo më shumë

Zgjaten me 6 muaj hetimet për Ilir Metën

SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të
9 Qershor, 2025

Hetimet për ish-Presidentin Ilir Meta janë zgjatur me 6 muaj. Mësohet se avokati i Metës është shprehur se Prokuroria e...

Lexo më shumë

Plagosi me thikë 64-vjeçarin në Divjakë pas një konflikti, arrestohet autori

Konfliktohen për motive të dobëta, plagoset 49-vjeçari, arrestohet autori
9 Qershor, 2025

Policia ka arrestuar një 44-vjeçar në Divjakë, pasi plagosi me thikë një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com