Pavarsisht disa sinjaleve pozitive, duket se nuk këtë vit nuk do të kemi një vaksinë për koronavirusin.
Lajmi u bë i ditur nga ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), të cilët pohojnë se vaksina nuk duhet pritur para vitit 2021.
“Po bëjmë progres, por që të jemi realistë, vaksina duhet pritur në muajt e parë të vitit të ardhshëm. Duhet të jemi të drejtë me vaksinën sepse është një e mirë globale. Vaksinat nuk janë për të pasurit dhe nuk janë për të varfërit. Vaksinat janë për të gjithë”, tha Mike Ryan, kreu i programit të emergjencave në OBSH.
Megjithatë ai theksoi se disa vaksina janë në fazën e tretë të testimit dhe asnjëra prej tyre nuk ka dështuar deri tani përsa i përket sigurisë dhe aftësisë për të gjeneruar imunitet./Opinion.al