Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se rreth 23 milionë njerëz mund të preken nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë jugore mëngjesin e djeshëm, i cili ka lënë mbi 5000 të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur.
“Hartat e përmbledhjes së ngjarjeve tregojnë se potencialisht 23 milionë njerëz janë të ekspozuar, duke përfshirë rreth 5 milionë popullsi të cenueshme, përfshirë më shumë se 350,000 të moshuar, 1.4 milionë fëmijë,” tha zyrtari i lartë i urgjencave të OBSH-së Adelheid Marschang në mbledhjen e bordit ekzekutiv të agjencisë shëndetësore të OKB-së në Gjenevë.
Kreu i OBSH shprehu shqetësimin e tij për situatën, duke e quajtur atë një “garë me kohën”. “Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për zonat ku nuk kemi ende informacion. Harta e dëmeve është një mënyrë për të kuptuar se ku duhet të përqendrojmë vëmendjen tonë.”, tha Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, raportoi CNN./Opinion.al