Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

OBSH: Dërgimi i vazhdueshëm i furnizimeve mjekësore në Gazë është jetik

2025/07/30 at 7:05 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
OBSH: Dërgimi i vazhdueshëm i furnizimeve mjekësore në Gazë është jetik

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha se dërgesat e vazhdueshme të furnizimeve mjekësore në Gazë janë “jetike”, teksa kamionët e OBSH-së me ndihma u nisën drejt kufirit të mërkurën.

Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se agjencia e Kombeve të Bashkuara për shëndetësi ka nisur dhjetë kamionë nga El-Arish në Egjipt drejt pikëkalimit kufirtar Kerem në Izrael për në Rripin e Gazës.

Kamionët po transportojnë “ilaçe esenciale, pajisje laboratorike dhe për testim të ujit”, tha ai, teksa edhe dy kamionë të tjerë me furnizime mjekësore, së bashku me doza të gjakut, pritet që të nisen drejt Gazës të enjten.

“Të gjitha furnizimet e OBSH-së do të dërgohen më pas në Gazë, së bashku me tre kamionë me furnizime mjekësore të dërguar nga partnerët tanë shëndetësorë”, tha Tedros në platformën X.

“Nevojat shëndetësore në Gazë janë të mëdha. Është jetike që në Gazë të ketë dërgesa të vazhdueshme me furnizime mjekësore.

Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje për qasje të sigurt dhe të papenguar për ndihmat mjekësore drejt dhe brenda Gazës si dhe për një armëpushim. Paqja është ilaçi më i mirë”, shtoi ai.

Izraeli vendosi një bllokadë të plotë në Gazë më 2 mars, pasi dështuan bisedimet për një armëpushim. Në fund të majit maj, Izraeli nisi të lejonte hyrjen e një sasie të vogël të ndihmës, teksa së voni ka pasur raportime për raste të urisë dhe vdekje të lidhura me urinë.

Këtë javë, Izraeli nisi ndalesa të përditshme në operacionet ushtarake në disa zona të Gazës dhe hapi korridore të sigurta për të mundësuar shpërndarjen e ushqimit nga agjencitë e OKB-së dhe organizata të tjera humanitare në këtë territor ku jetojnë mbi 2 milionë banorë.

OBSH-ja tha se në Gazë, sulmet ajrore dhe mungesa e furnizimeve mjekësore, ushqimore dhe të ujit kanë bërë që sistemi shëndetësor të jetë “pothuajse i shkatërruar”.

Shumë spitale janë jashtë funksionit, ndërsa të tjerat, sipas OBSH-së, mezi po funksionojnë.

Një zëdhënës i OBSh-së i tha agjencisë AFP se në Gaza kanë hyrë nëntë kamionë të agjencisë më 25 qershor; katër më 28 qershor; njëmbëdhjetë më 8 korrik; dhe gjashtë të tjerë më 20 korrik.

Lufta në Gazë ka nisur më 7 tetor 2023, kur radikalët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Afër 50 persona besohet se ende mbahen në Gazë, ndërsa të tjerët janë liruar në marrëveshjet paraprake të armëpushimit./REL

Ju sugjerojmë

Akuzat se Begaj punon në një klinikë private, Berisha: Ndodh kjo në botë?
Kryesore

Akuzat se Begaj punon në një klinikë private, Berisha: Ndodh kjo në botë?

15 Tetor, 2025 2:47 pm
Bardhi për Begajn: President paradite, mjek pasdite
Kryesore

Bardhi për Begajn: President paradite, mjek pasdite

15 Tetor, 2025 1:43 pm
Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën
Aktualitet

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën

15 Tetor, 2025 12:24 pm
Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?
Aktualitet

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?

15 Tetor, 2025 11:37 am
Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari
Kronikë

Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari

15 Tetor, 2025 11:09 am
Auto-Skicë
Kryesore

Gazment Bardhi përballet me Peleshin: Po nuk e drejtove dot Kuvendin hiq dorë

15 Tetor, 2025 10:38 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagosi me thikë të moshuarin, arrestohet pas 6 muajsh 36-vjeçari në Berat

15 Tetor, 2025 9:37 am
SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha
Bota

SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha

15 Tetor, 2025 9:33 am
OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike
Bota

OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike

15 Tetor, 2025 8:43 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 15 tetor 2025

15 Tetor, 2025 8:28 am
Para
Republika Çeke ndalon propagandën komuniste

Republika Çeke ndalon propagandën komuniste

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Lirimi i hapësirave publike/ Rama: 31 korriku afati i fundit, penalizime për të…

Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”

Zyrtari izraelit: Izraeli "mund të aneksojë pjesë të Gazës"

TE FUNDIT

Akuzat se Begaj punon në një klinikë private, Berisha: Ndodh kjo në botë?

Akuzat se Begaj punon në një klinikë private, Berisha: Ndodh kjo në botë?
15 Tetor, 2025

Kreu i PD-së, Sali Berisha sulmoi edhe presidentin Bajram Begaj, për të cilin kanë kërkuar shkarkimin. Përveç akuzës për shkelje...

Lexo më shumë

Bardhi për Begajn: President paradite, mjek pasdite

Bardhi për Begajn: President paradite, mjek pasdite
15 Tetor, 2025

Akuza të ashpra ka bërë Gazment Bardhi në drejtim të presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për të cilin grupi i...

Lexo më shumë

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën
15 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama  ka postuar në rrjetet sociale disa imazhe nga puna për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar në...

Lexo më shumë

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?
15 Tetor, 2025

Endriti Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar në rrjetet sociale duke shpërndarë thirrjen për pjesëmarrje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com