Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

O’Brien: Rusia t’i japë fund shkeljes së parimeve bazë të OSBE-së 

2023/11/30 at 1:51 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
O’Brien: Rusia t’i japë fund shkeljes së parimeve bazë të OSBE-së 

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, në samitin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që po i zhvillon punimet në Shkup, i ka bërë thirrje Rusisë që t’i japë fund shkeljes së parimeve të OSBE-së. 


“Unë shtoj zërin tim, me atë të kolegëve, të cilët i bëjnë thirrje Rusisë, që t’i japë fund shkeljes së parimeve bazë të kësaj organizate, por nuk jam i sigurt nëse ajo është ende e gatshme të na dëgjojë”, ka thënë O’Brien. Ai ka theksuar se pavarësisht atyre shteteve që janë përpjekur të bllokojnë punën e organizatës, OSBE-ja do të vazhdojë të funksionojë. 

“Tani është zgjedhje e shteteve që janë përpjekur të bllokonin punën e kësaj organizate, për të parë gatishmërinë e tyre nëse do të qëndrojnë me komunitetin e civilizuar, bazuar në aktin final të Helsinkit, apo duan të vazhdojnë pengesat e tyre. OSBE-ja do të jetë mirë, prapëseprapë, por, ka rëndësi për ta të zgjedhin, nëse do të vazhdojnë të jenë me ne në këtë përpjekje”, ka deklaruar O’Brien. Në fjalën e hapjes së punimeve, kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, si nikoqir i samitit, është përqendruar në sfidat, me të cilat është përballuar OSBE-ja pas agresionit të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës. 

“Ne kemi kryesuar vitin më të vështirë për OSBE-në, duke pasur parasysh se organizata është përballur me një sërë sfidash në dritën e agresionit të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës. Por, shpresoj që do të arrijmë t’i miratojmë vendimet për të zgjedhur kryesuesin e ri dhe katër pozicionet më të rëndësishme në OSBE, si dhe buxhetin për funksionimin e organizatës”, ka thënë Kovaçevski, teksa ka vënë theksin te takimi gjatë së mërkurës me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë, David Cameron. 

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se çdo vend në mënyrën e vet dërgon mesazhe për agresionin e pajustifikuar të Rusisë kundër një shteti sovran, në Ukrainë. Disa vende e bëjnë këtë me mungesën e tyre, dhe disa me pikëpamje të shprehura qartë”, ka thënë Kovaçevski. Ai ka shtuar se agresioni rus kundër Ukrainës ka vazhduar “me intensitet të lartë dhe me pasoja të rënda dhe shkatërruese duke konfirmuar padrejtësinë e saj”. “Çdo ditë që kalon dhe çdo jetë e humbur po dëshmon ashpërsinë e agresionit dhe aktin e shkeljes flagrante të sovranitetit dhe të kartës së Kombeve të Bashkuara, parimet dhe angazhimet e OSBE-së, por para së gjithash vlerat njerëzore. Populli i Ukrainës meriton paqe dhe lufta duhet të ndërpritet. Arritja e paqes mbetet imperativ. Kjo luftë po vazhdon të rrënojë themelet e OSBE-së”, ka deklaruar Kovaçevski. 

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit me OSBE-në, u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në samit që të arrijnë një konsensus për Maltën si kryesuese e radhës me OSBE-në për vitin 2024. Ai ka thënë se beson se konsensusi për Maltën, do të formalizohet të premten nga shtetet pjesëmarrëse të samitit. Osmani ka pohuar faktin se OSBE-ja, gjatë kryesimit të Maqedonisë së Veriut, është përballur me pasojat e agresionit rus ndaj Ukrainës duke shkelur rregullat e kësaj organizate dhe sigurinë evropiane dhe njerëzore. 

“Kam tri mesazhe kyçe si paraardhës. Maqedonia e Veriut mori përsipër kryesimin me OSBE-në në një kohë lufte aktive dhe një kërcënimi për sigurinë evropiane dhe paqen ndërkombëtare. Agresioni rus kundër Ukrainës shkeli rregullat e kësaj organizate dhe shkeli sigurinë evropiane dhe njerëzore, dialogun dhe shkatërroi jetën e njerëzve që duan të jetojnë të lirë dhe pa frikë nga lufta. Në vend të interesit kolektiv, synohen interesa kombëtare egoiste. Kjo krijoi një mjedis të vështirë operativ dhe kundër kësaj ne mbetëm të vendosur për të shërbyer si mbrojtës të vlerave të OSBE-së dhe shumica e shteteve anëtare shmangën defetizmin [mposhtjen] dhe paraqitën sfida për ekzistencën e OSBE-së”, tha Osmani. 

Në samitin e OSBE-së po marrin pjesë diplomatë të 57 vendeve anëtare të organizatës, përfshirë shefin e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov. Lavrov arriti në kryeqytetin maqedonas, Shkup, në orët e para të 30 nëntorit. Pjesëmarrja e diplomatit rus në samitin e OSBE-së paraprakisht ishte mundësuar nga Shkupi dhe Sofja që pezulluan përkohësisht sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian për fluturimet e avionëve rusë për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës. 

Por, avioni i Lavrovit u detyrua që të udhëtonte mbi Turqi dhe Greqi për të arritur në Maqedoni të Veriut pasi Bullgaria nuk lejoi avionin e Lavrovit të kalonte mbi hapësirën bullgare sepse leja e dhënë vlente vetëm për anëtarët e delegacionit të Lavrovit, në mesin e të cilëve ka edhe persona të sanksionuar nga BE-ja. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, që është nën sanksione të BE-së dhe e cila ishte në bordin e avionit, tha se prania e saj ishte arsyeja që Bullgaria refuzoi kalimin mbi hapësirën e saj. Ajo e akuzoi Bullgarinë për “budallallëk” për shkak se refuzoi që avioni i Lavrovit të fluturonte mbi hapësirën ajrore bullgare. 

Pjesëmarrja e diplomatit rus në samitin e OSBE-së ka shkaktuar debate e reagime të shumta, Rusia me pjesëmarrjen në këtë samit, po përfiton dhe forcon pozitën e saj në skenën ndërkombëtare, përkundër pushtimit të paprovokuar të Ukrainës. Ukraina dhe shtetet baltike në shenjë pakënaqësie nuk i kanë dërguar ministrat e Punëve të Jashtme në Këshillin Ministror. Ministri i Jashtëm rus, Lavrov, mbajti takim me homologun e tij hungarez, Peter Szijjarto, në margjina të samitit të OSBE-së në Shkup, ka thënë Zakharova. Takime tjera me shefin e diplomacisë ruse, tash për tash, nuk janë paralajmëruar nga delegacionet. 

Punimet e Samitit kanë nisur jozyrtarisht të mërkurën në mbrëmje, me një darkë joformale dhe fotografi familjare, në epiqendër të së cilës ishte sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, por jo edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pasi avioni me të cilin ai fluturonte ende nuk kishte arritur në Shkup. Kryediplomati amerikan pas darkës joformale është larguar nga Shkupi duke shmangur kështu praninë e tij në një sallë me homologun e tij rus, Lavrov. 

Pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesin e OSBE-së, Bujar Osmani, diplomati amerikan ka përgëzuar Maqedoninë e Veriut për kryesimin me sukses të OSBE-në, ndërsa ka mirëpritur edhe përzgjedhjen Maltës si kryesuesen e radhës me këtë organizatës gjatë vitit 2024. “Ju keni bërë një punë jashtëzakonisht të mirë, keni arritur të zgjeroni misionin e OSBE-së, pavarësisht pengesave të mëdha. Më vjen mirë që Malta do të marrë stafetën. Ne kemi një partneritet strategjik që është vërtet i fokusuar në punën që bëjmë së bashku si aleatë dhe partnerë, por edhe në punën që bëjmë bashkërisht në nivel dypalësh”, tha Blinken. 

Kryediplomati maqedonas Osmani e falënderoi Blinkenin për mbështetjen e jashtëzakonshme, siç tha, gjatë kryesimit të OSBE-së, ndërsa e njoftoi për “zgjidhjen e sfidave kritike ekzistenciale për kryesimin e OSBE-së në vitin 2024”. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nuk bëri komente tjera rreth takimit të Këshillit të Ministrave të OSBE-së dhe pjesëmarrjes së ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në të. Por, komente mbi pjesëmarrjen e diplomatit rus bëri përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, gjithashtu pjesëmarrës në darkën joformale të Këshillit Ministror të OSBE-së. 

Borrell tha se “ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, duhet të dëgjojë nga pjesëmarrësit në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup se pse Rusia është e izoluar dhe e sanksionuar dhe duhet t’ia përcjellë mesazhet Kremlinit”. Shefi i diplomacisë evropiane tha se i kupton vendet si Ukraina, Estonia, Letonia dhe Lituania, të cilat vendosën ta bojkotojnë samitin për shkak të pjesëmarrjes së Lavrovit, por edhe Shkupin për vendimin e tij për t’ia mundësuar pjesëmarrjen zyrtarit rus. 

“Unë e kuptoj që disa vende pjesëmarrëse nuk ishin të kënaqura me vendimin tuaj për të marrë pjesë ministri Lavrov, e kuptoj, sepse me luftën e paligjshme të Rusisë kundër Ukrainës, ajo po minon të njëjtat parime të OSBE-së dhe po i shkel ligjet, dhe për këtë arsye po përballet me sanksione ndërkombëtare dhe izolim. Megjithatë, vendimi juaj për të lejuar pjesëmarrjen e Lavrovit është në përputhje me qëllimin tonë të përbashkët, për të mbajtur gjallë multilateralizmin”, tha Borrell. Zyrtari i lartë evropian tha se e mirëpret marrëveshjen që Malta të jetë kryesuese e OSBE-së për vitin 2024 dhe shtoi se beson se vendimi do të konfirmohet në samitin e Shkupit. 

Njëjtë, sikur sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, pas takimit joformal është larguar nga Shkupi për të shmangur një takim me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Gjatë punimeve të samitit, përveç vendimit për kryesuesin e radhës me OSBE-në, pjesëmarrësit duhet të miratojnë edhe vendimet tjera, si buxhetin dhe të caktojnë drejtuesit në pozitat kyçe të organizatës. 

Në ditën e parë të Këshillit, të enjten, është paraparë nënshkrimi i deklaratës së përbashkët për luftën kundër korrupsionit në Evropën Juglindore përmes kthimit të pronave dhe përdorimit të digjitalizimit. Ndërsa, tema e dytë ka të bëjë me ndikimin e ndryshimeve klimatike në sigurinë e njerëzve në shtetet që janë pjesë e OSBE-së. Takimi dyditor i Këshillit Ministror të OSBE-së është ngjarja më e madhe diplomatike që është zhvilluar ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut. 

Autoritetet maqedonase kanë ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë duke kufizuar qarkullimin në pjesët kryesore të Shkupit, ndërsa është shpallur edhe ditë pushimi në kryeqytet./REL 



Ju sugjerojmë

Goditet një tjetër rast i tentativës për trafik armësh, arrestohet i riu në Morinë
Kronikë

Goditet një tjetër rast i tentativës për trafik armësh, arrestohet i riu në Morinë

7 Korrik, 2025 2:20 pm
“Bankers Petroleum”/ Berisha: Kontrata u firmos nga qeveria Nano, jo nga ne!
Aktualitet

“Bankers Petroleum”/ Berisha: Kontrata u firmos nga qeveria Nano, jo nga ne!

7 Korrik, 2025 2:17 pm
‘Një përgjigje për Zeqinenë e SPAK’/ Meta për Kryemadhin: U kërkova 3 fëmijëve…
Aktualitet

‘Një përgjigje për Zeqinenë e SPAK’/ Meta për Kryemadhin: U kërkova 3 fëmijëve…

7 Korrik, 2025 1:52 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra, 6 ende aktive

7 Korrik, 2025 1:52 pm
“Fshat turistik në mes të Thethit”/Rama lexon vendimin e “llahtarshëm” të prokurores
Aktualitet

“Fshat turistik në mes të Thethit”/Rama lexon vendimin e “llahtarshëm” të prokurores

7 Korrik, 2025 1:33 pm
Lirimi i Malltezit/ Berisha: Bëri 2 vite si i burgosur politik! S’ka shkelur asnjë..
Aktualitet

Lirimi i Malltezit/ Berisha: Bëri 2 vite si i burgosur politik! S’ka shkelur asnjë..

7 Korrik, 2025 1:32 pm
Greqia urdhëron pushime nga puna për shkak të të nxehtit
Bota

Greqia urdhëron pushime nga puna për shkak të të nxehtit

7 Korrik, 2025 1:24 pm
Berisha publikon videon e radhës: Komisioneri terrorist, voton për qytetarët
Aktualitet

Berisha publikon videon e radhës: Komisioneri terrorist, voton për qytetarët

7 Korrik, 2025 1:14 pm
Shpejtësi dhe adrenalinë në Krujë/ U zhvillua trofeu “Skënderbej 2025”
Aktualitet

Shpejtësi dhe adrenalinë në Krujë/ U zhvillua trofeu “Skënderbej 2025”

7 Korrik, 2025 1:07 pm
Kryemadhi në SPAK: Isha në Beverly Hills dhe Las Vegas për ditëlindjen e vajzës
Aktualitet

Kryemadhi në SPAK: Isha në Beverly Hills dhe Las Vegas për ditëlindjen e vajzës

7 Korrik, 2025 1:01 pm
Para
Lavrov: Rusia i ka armët bërthamore si mbrojtje ndaj kërcënimeve

Shkup/Incident në samitin e OSBE, disa ministra bojkotojnë fjalimin e Sergei Lavrov 

Moti i keq në Shqipëri, Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftim të rëndësishëm për tre ditët në vijim 

Moti i keq në Shqipëri, Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftim të rëndësishëm për tre ditët në vijim 

“Cenohet identiteti”, Zhupa për “Butrintin”: Shpresoj që Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim historik 

“Cenohet identiteti”, Zhupa për "Butrintin": Shpresoj që Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim historik 
















TE FUNDIT

Goditet një tjetër rast i tentativës për trafik armësh, arrestohet i riu në Morinë

Goditet një tjetër rast i tentativës për trafik armësh, arrestohet i riu në Morinë
7 Korrik, 2025

Goditet një tjetër rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri në Shqipëri. Policia ka arrestuar në pikën kufitare të...

Lexo më shumë

“Bankers Petroleum”/ Berisha: Kontrata u firmos nga qeveria Nano, jo nga ne!

“Bankers Petroleum”/ Berisha: Kontrata u firmos nga qeveria Nano, jo nga ne!
7 Korrik, 2025

Në lidhje me debatin për kontratën e kompanisë Bankers Petroleum ka reaguar Sali Berisha, duke sqaruar se ajo nuk është...

Lexo më shumë

‘Një përgjigje për Zeqinenë e SPAK’/ Meta për Kryemadhin: U kërkova 3 fëmijëve…

‘Një përgjigje për Zeqinenë e SPAK’/ Meta për Kryemadhin: U kërkova 3 fëmijëve…
7 Korrik, 2025

Pas deklaratave të Monika Kreymadhit, ka ardhur reagimi i kreut të PL, Ilir Meta. Përmes një postimi në rrjetet sociale...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra, 6 ende aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
7 Korrik, 2025

Minstria e Mbrojtjes ka bërë raportin në lidhje me situatën e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit, ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com