Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

O’Brien: Do të bëjmë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe

2024/04/21 at 8:55 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
O’Brien: Do të bëjmë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, tha të shtunën se Kosova është zotuar të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Uashingtoni pret që ky zotim të përmbushet, ndërsa theksoi se duhet përballje me të vërtetën rreth asaj çfarë ka ndodhur në Srebrenicë në vitin 1995.


Ai i bëri këto komente në Beograd pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, i cili tha se përgjatë diskutimeve të sotme qëndrimet ishin tërësisht të ndryshme rreth Kosovës dhe debateve që po zhvillohen në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për një rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë.

Zoti O’Brien, tha se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë çdo gjë që është e mundur për të siguruar përmbushjen e zotimit të Kosovës për themelimin e Asociacioni.

“Nëse ka shqetësim se komuniteti ndërkombëtar nuk po përmbush detyrimin për të ndihmuar në këtë çështje, unë shpresoj që ne do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë për të ndihmuar në përmbushjen e zotimit”, tha ai, sipas një përkthimi të zyrës së presidentit serb.

Palët në vitin 2013 u morën vesh për themelimin e Asociacionit, ndërsa në vitin 2015 u pajtuan për parimet e tij. Por, po atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se një pjesë e madhe e këtyre parimeve janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Themelimi i këtij mekanizmi është pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, për të cilën palët u pajtuan vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër.

Në tetor të vitit të kaluar, diplomatët evropianë dhe amerikanë u dorëzuan palëve një projekt statut të Asociacionit. Udhëheqësit e të dyja vendeve i thanë po në parim dokumentit, por gjërat nuk kanë lëvizur nga vendi.

Nuk pati ndonjë reagim të qeverisë së Kosovës rreth komenteve të zotit O’Brien, por kryeministri Albin Kurti, tha një ditë më parë se “nuk mund të flitet e diskutohet vetëm për ‘Asociacionin’: pa u pranuar dhe respektuar Marrëveshja bazike me udhërrëfyesin e zbatimit të saj.

Në projektstatutin e hartuar nga diplomatët perëndimorë thuhet se ai do t’i nënshtrohet shqyrtimit të kushtetutshmërisë së tij nga Gjykata Kushtetuese para themelimit.

Diplomatët presin që autoritetet në Prishtinë ta dërgojnë projektstatutin në Gjykatën Kushtetuese dhe për ta bërë këtë ai duhet të miratohet nga qeveria dhe të shndërrohet në dokument juridik të shqyrtueshëm nga Gjykata.

Presidenti serb tha sot se “po na gënjejnë të gjithë, edhe Prishtina edhe Bashkimi Evropian” rreth asociacionit, ndërsa akuzoi Prishtinën për krijimin e problemeve të reja siç është çështja e ndalimit të përdorimit të dinarit serb.

Ai tha se Serbia do të vazhdojë t’i kundërvihet procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ndonëse në marrëveshjen e vitit të kaluar palët janë pajtuar se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese.

Javën e kaluar Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i hapi Kosovës rrugën e anëtarësimit në këtë organizatë, fjalën përfundimtare për të cilin duhet ta jap Këshilli i ministrave muajin e ardhshëm.

Ndonëse në raportin e miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës thuhet se themelimi i Asociacionit duhet të jetë një “angazhim pas anëtarësimit” për Kosovën, vendet e “Quint-it”, siç njihet pesëshja kryesore perëndimore e përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar, e shohin çështjen e këtij anëtarësimi si një mundësi për të ushtruar trysni mbi qeverinë e kryeministrit Albin Kurti rreth kësaj çështjeje.

Presidenti serb u shpreh shumë i shqetësuar rreth rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, duke theksuar se ajo mund të dëmtojë marrëdhëniet në rajon.

“Mos harroni se ky është një vendim i një populli kundër një populli tjetër brenda Bosnjës dhe Hercegovinës”, tha ai.

Projekt rezoluta e OKB-së, nismë e Gjermanisë dhe Ruandës, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, Bosnja dhe Hercegovina dhe vende të tjera, kërkon që 11 korriku të jetë një ditë zyrtare ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

Më 11 korrik të vitit 1995, më shumë se 8 mijë burra dhe djem myslimanë boshnjakë u ekzekutuan nga forcat e serbëve të Bosnjës në Srebrenicë. Megjithë vendimin e gjykatave ndërkombëtare se në Srebrencië është kryer gjenocid, Beogradi dhe Republika Serbe e mohojnë një gjë të tillë. Presidenti i entitetit serb në Bosnjë, Milorad Dodik paralajmëroi shkëputjen nga Bosnja nëse miratohet një rezolutë e tillë.

Duke folur për rezolutën zoti O’Brien tha se synohet partneritet me Serbinë dhe këdo tjetër, për t’u përballur me të vërtetën, duke kujtuar se si avokat i ri kishte punuar në hetimin e krimeve të luftës dhe ka qenë pjesë e ekipit të parë që ka hetuar vrasjet në Srebrenicë.

“Atëbotë, forcat e qeverisë së Serbisë na garantuan ne sigurinë dhe më pas me ne ishin edhe përfaqësuesit e OKB-së teksa ne po kryenim punën për të vërtetën. Edhe sot e kësaj dite po e bëjmë këtë, dhe ne duhet të përballemi me të vërtetën. Ne ishim partnerë atëherë dhe duhet të jemi partnerë edhe tani”, tha zoti O’Brien.

Rezoluta pritet të hidhet në votim në fillim të muajit maj, ndërsa presidenti serb tha se do të udhëtojë për në Nju Jork për të vazhduar përpjekjet kundër saj.

Të hënën ai pritet të marrë pjesë në mbledhjes së radhës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë.

Ai tha se Serbia dhe Shtetet e Bashkuara pajtohen për pak gjëra, përveç ruajtjes së paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon.

“Nga ana serbe, premtoj që Serbia do të sillet në mënyrë të përgjegjshme dhe serioze”, tha presidenti Vuçiç.

Serbia është vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Tensionet Kosovë – Serbi kanë shtuar shqetësimet se Rusia mund të përpiqet të destabilizojë Ballkanin Perëndimor për të hequr vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë./VOA



Ju sugjerojmë

Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë
-U tha në Opinion

Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë

19 Maj, 2025 11:46 pm
Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal
-U tha në Opinion

Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal

19 Maj, 2025 11:31 pm
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë

19 Maj, 2025 10:14 pm
Padrejtësi? Tabaku: Ukrainës iu dha statusi për 2 javë, ne na u deshën muaj punë
Politikë

Fitoi mandatin e deputetit, reagon Jorida Tabaku: Nuk arritëm dot rotacionin politik

19 Maj, 2025 10:05 pm
KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan
Aktualitet

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

19 Maj, 2025 9:57 pm
Clifford May:Trump duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore”
Bota

Clifford May:Trump duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore”

19 Maj, 2025 9:49 pm
Mashtroi qytetarin duke i marrë miliona para, “ustallesha” përballet me pasojat
Aktualitet

Mashtroi qytetarin duke i marrë miliona para, “ustallesha” përballet me pasojat

19 Maj, 2025 9:34 pm
Biseda Trump-Putin, liderët ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish
Bota

Biseda Trump-Putin, liderët ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish

19 Maj, 2025 9:26 pm
Ngjarja e rrallë,i vdekuri ‘ngrihet’ prej 6 vjetësh nga varri për të marrë pensionin
Aktualitet

Ngjarja e rrallë,i vdekuri ‘ngrihet’ prej 6 vjetësh nga varri për të marrë pensionin

19 Maj, 2025 9:12 pm
Policia operacion në Gjirokastër, pas shtëpisë së barit zbulohet edhe pajisje kriptomonedhash
Aktualitet

Aksident në Tiranë, 15-vjeçari përplas për vdekje me makinë të moshuarin

19 Maj, 2025 8:54 pm
Para
The Youth’s Companion 1894/ “Jehona”- Telefoni shqiptar

The Youth’s Companion 1894/ “Jehona”- Telefoni shqiptar

Gara e Europës në Inteligjencën Artificiale

Gara e Europës në Inteligjencën Artificiale

Shoferja e dehur hyn në një festë ditëlindje, vret dy fëmijë! Plagosen 13 të tjerë!

Shoferja e dehur hyn në një festë ditëlindje, vret dy fëmijë! Plagosen 13 të tjerë!
















TE FUNDIT

Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë

Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë
19 Maj, 2025

Adea Pirdeni, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin si dhe zëvendës kryenegociatore, flet në “Opinion” në Tv Klan...

Lexo më shumë

Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal

Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal
19 Maj, 2025

“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur”, kështu është shprehur ministrja e Shtetit për Administratën, Adea Pirdeni për Samitin e Komunitetit Politik Europian...

Lexo më shumë

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
19 Maj, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar për telefonatës së bërë midis dy homologëve të tij, Donald Trump dhe Vladimir...

Lexo më shumë

Fitoi mandatin e deputetit, reagon Jorida Tabaku: Nuk arritëm dot rotacionin politik

Padrejtësi? Tabaku: Ukrainës iu dha statusi për 2 javë, ne na u deshën muaj punë
19 Maj, 2025

Demokratja e Partisë Demokratike,  Jorida Tabaku ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave preferenciale në qarkun e Tiranës, nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com