Presidenti amerikan Obama i është bashkuar takimit midis zv/presidentit Biden dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama. Obama, Biden dhe Rama kanë nënvizur rëndësinë e partneritetit midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidenti dhe zv/presidenti amerikan kanë vlerësuar rolin që Shqipëria luan në sigurinë rajonale dhe kanë ritheksuar rëndësinë e mbatjes hapur të derës për integrimin euro-atlantik që do të sigurojë stabilitetin në Ballkan.
Po kështu Obama dhe Biden kanë përgëzuar Shqipërinë për lidershipin e saj në promovimin e tolerancës fetare, rolin e rëndësishëm që Shqipëria ka në koalicionin ndërkombëtar kundër ISIS, dhe për hapat sinjifikativë që ka marrë për të luftuar ekstremizmin dhe terrorizmin.
Po kështu në këtë takim u vlerësua edhe rëndësia në vazhdimin e reformave që do të bëjnë të mundur integrimin europian të Shqipërisë.