Nuk ka asnjë dëshmi të qartë se masakra e Orlandos u krye nga grupi terrorist i ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS), ka thënë presidenti amerikan, Barack Obama
Gjithsej 50 persona u vranë dhe 53 të tjerë u plagosën nga sulmi me armë që ndodhi në një klub nate në Orlando. Ende nuk dihet se kush qëndron pas këtij sulmi, mirëpo hetimi u zhvillua si njuë hetim terrorist, shkruan BBC, transmeton Express.
Edhe pse autori i këtij krimi, Omar Mateen u zotua për besnikëri nga grupit terrorist ISIS, autoritetet amerikane ende nuk e kanë konfirmuar se sulmi u krye nën besimin e flamurit të zi.