Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

”O t’ka ik hunda shtremër, vetëm ti mos fol për drogë”/ Rama-komentuesit: Katran partia ma theu hundën dhe kafkën në 1997-ën

2025/01/12 at 5:07 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
”O t’ka ik hunda shtremër, vetëm ti mos fol për drogë”/ Rama-komentuesit: Katran partia ma theu hundën dhe kafkën në 1997-ën

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi ditën e sotme në rubrikën “Sy m’Sy”, i cili i ka shkruar në rrjete sociale:

”O t’ka ik hunda shtremër, vetëm ti mos fol për drogë.”

Përmes një video në rrjete sociale, Rama thotë se kockën e hundës nuk e ka drejtë, pasi sipas tij disa eksponentë të opozitës e kanë dhunuarnë vitin 1997.

“Në fakt jo i dashur Ardit, por po është e vërtetë që këtë kockën e hundës nuk e kam drejtë sepse pikërisht ajo katran partia që ta ka mbushur mendjen ty se unë jam drogaxhi, siç e shkruan, duke ta përsëritur disa herë derisa shpifja të duket si e vërtetë, ky quhet lavazh truri, ma ka thyer hundën bashkë me kafkën këtu mbrapa dhe më ka çarë dhe buzën këtu me leva dhe doreza hekuri. Ti mbase je i ri dhe se ke idenë e piramidave të Sudes dhe Rrapushit që ju grabitën shqiptarëve të gjitha kursimet me bekimin e katranit të madh të asaj partisë që të ka mësuar dhe ty që të thuash dhe të shkruash se unë jam drogaxhi.

Ishte viti 1997 dhe unë mblidhja firma nga shoqëria civile për një peticion për dorëheqjen e qeverisë së asaj kohe që të shmangej ajo katastrofë kur më dolën në pritë në mes të errësirës dhe baltës të tmerrshme të dimrit në Tiranën e asaj kohe, ishte Janar si tani dhe më lanë në rrugë mbuluar në gjak dhe të nesërmen, doli një klloun i katran partisë si puna e këtij Gazment ziut të sotëm dhe tha do të ketë qenë rrezik për punë të ndonjë femre. Epo s’ka më keq Ardit se të thuash për tifozllëk politik “fluturon gomari” duke u përdorur si top balte në luftën e pisët për pushtet të disa të tjerëve.

Unë nuk kam asgjë me ty, por një gjë ma dëgjo po deshe: Nuk ka nevojë që të më duash mua dhe as të votosh për mua që të jesh dinjitoz dhe të respektosh veten dhe sa më shumë ta respektojnë veten e tyre njerëzit e zakonshëm si ti duke mos imituar këtë modelin e katran politikës, por duke ruajtur dinjitetin dhe në kundërshti, aq më shumë shtohen shanset që kjo politikë turpi për Shqipërinë, një turp me sharje-shpifje si askund tjetër në Ballkan se në Europë as që bëhet fjalë, t’i hiqet më në fund shoqërisë dhe ta ketë dhe Shqipëria një opozitë dinjitoze dhe jo një çetë sharje-shpifësish që nuk ka thjesht një skuadër dhe një program, por nuk ka as din dhe as iman”, tha Rama.

Ju sugjerojmë

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Para
Moti i keq, pala greke ndalon kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në Kapshticë

Moti i keq, pala greke ndalon kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në Kapshticë

VIDEO/ Elektricisti në Lezhë “sfidon” dëborën dhe erën e fortë

VIDEO/ Elektricisti në Lezhë “sfidon” dëborën dhe erën e fortë

Sula i ngre tonet në Kuvend: Ju i urreni katunarët dhe s’u jepni fare para

Zgjedhjet e majit/ Sula thirrje qytetarëve: Mos u mashtroni nga punësimet elektorale!

TE FUNDIT

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
8 Qershor, 2025

Pavarësisht nga sinjalet e shpresës, Gjermania ende duket larg rritjes së qëndrueshme ekonomike. Industria gjermane e ka filluar tremujorin e...

Lexo më shumë

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
8 Qershor, 2025

Mbërmjen e së shtunës një ngjarje e rëndë ka trondiur Romën, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e...

Lexo më shumë

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
8 Qershor, 2025

Rusia ka goditur qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv-in, me një valë të fuqishme sulmesh ajrore, përfshirë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com