“O sot o kurrë”, me këtë slogan ka nisur marshimi i qytetarëve dhe deputetëve të PD, në protestën që po zhvillohet ditën e sotme.
Demokratë dhe qytetarë të tjera janë mbledhur para kryeministrisë, për të protestuar kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.
Deputetë e PD të udhëhequr nga Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, kanë dalë nga selia e PD dhe i janë bashkuar protestuesve para Kryeministrisë.
Kujtojmë që kjo është protesta e para e opozitës, ku nuk do të jetë i pranishëm fizikisht Sali Berisha, pasi ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023.
Por nga organizatorët e kësaj proteste është bërë e ditur se Sali Berisha do ti përshëndesë qytetarët me një fjalim nga shtëpia e tij.
Mësohet se në bulevardin Dëshomrët e Kombit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë nga ana e policisë, për të regjistruar pamjet nga çdo incident i mundshëm./opinion.al