Deputeti i PD, Dashnor Sula ka shpërthyer me tone të larta në sallën e Kuvendit. Ai iu drejtua mazhorancës me tone të lartë ku i akuzoi se nuk kanë njërzillëk.
“O plehra, ju jeni të gjithë më të mirët, më të bukurit, o hajdutë. Ju të provokoni me zor. Kjo është kafshëri, nuk është njerëzillëk”, tha ai.
Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione dhe përplasje, fillimisht jashtë ambienteve të parlamentit.
Deputetë të PD kanë tentuar të futen brenda parlamentit, por nuk janë lejuar nga Garda. Kjo ka sjellë edhe përplasje në hyrje të dyerve të Kuvendit./Opinion.al