Kryebashkiaku Erion Veliaj, është paraqitur ditën e sotme në SPAK për inceneratorin e Tiranës.
Në hyrje të SPAK ai është përplasur me disa qytetarë që thërrinin ‘O hajdut’, ku pjesë e tyre ishte edhe Klevis Balliu.
Ndërkohë pas këtyre thirrjeve, Veliaj është përgjigjur duke i thënë Klevis Balliut që hajdut t’i thotë “Fahriut me makinë 100 mijë euro”.
Më pas ai ka vazhduar menjëherë për të hyrë brenda në institucion, pa pasur asnjë prononcim për mediat.