Një komentues në rrjetin social fb i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me fjalët “O Edo o gomar”. Si gjithmonë kryeministri i papërtueshëm në të tilla raste i është përgjigjur duke i sugjeruar komentuesit që të shkojë në shkollë dhe të lerë duhanin. Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Rama përplaset me komentuesit e tij që jo gjithmonë janë sheqer në komentet e tyre me kryeministrin.