Vepra murale e një prej bibliotekave më prestigjoze amerikane, “New York Public Library” është në zhvillim dhe çelet për vizitorët dhe turistët në prill 2016. Lajmi është bërë publik nga “The New York Times” shoqëruar edhe me imazhe.
Muralja po bëhet nga Bill Mensching dhe Zinni Veshi. Ky i fundit, që vetëm pak kohë më parë ishte pjesë e një ekspozite në Galerinë Kombëtare të Arteve ka thënë për New York Times se “ne po studiojmë artistin dhe periudhën e murales. Shpirti ka po aq rëndësi sa detajet, të cilat kanë humbur në histori gjithësesi. Nuk është çështje imitimi po lidhjeje”. Muralja e re, do jetë imazhi kryesor i Bibliotekës Publike të New York, siç ishte e vjetra e cila zë një hapësirë të konsiderueshme prej vitit 1911./ Pasqyrë.al