Një foshnjë e porsalindur dhe nëna e tij janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat, rreth 90 orë pas tërmetit të së hënës në Turqi, si për të na treguar se mrekullitë ekzistojnë.
Djali 10-ditor, i quajtur Yagiz, u gjet poshtë një strukture të rrënuar në provincën Hatay.
Pamjet e publikuara në mediat e huaja treguan fëmijën duke u nxjerrë me kujdes gjatë natës në një batanije dhe më pas u dërgua në një ambulancë.
Nënën e tij e nxorën me barelë. Deri më tani nuk dihet se si është gjendja e tyre shëndetësore.