Janë nxjerrë nga Liqeni i Shkodrës mbetjet e helikopterit ushtarak, dy ditë pas aksidentit tragjik ku humbën jetën dy pilotë të Forcave Ajrore.
Bëhet me dije se në operacion kanë marrë pjesë polumbarë të ardhur nga Tirana, si dhe policia e Qarkut të Shkodrës.
Mësohet se nga pjesët e nxjerra, rezultojnë të jenë një sedilje e helikopterit, një pjesë e motorit, si dhe disa mbetje të tjera.
Ndërsa, nga operacioni ende nuk është gjetur kutia e zezë.