Agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar një zyrtar të lartë, ka raportuar se nxënësve të shkollave ruse do t’u mësohet teknologjia e dronëve për qëllime ushtarake dhe industriale në kurse ndërtimi.
Zëvendësministrja ruse e Arsimit, Tatiana Vasilyeva, tha gjithashtu në parlament se studentëve duhet t’u jepet më shumë kohë për t’u mësuar vizatimin teknik, një aftësi thelbësore për punën e lidhur me dizajnin.
Mediat ndërkombëtare njoftojnë se, dronët që variojnë nga pajisjet e dorës, deri tek avionët e plotë, janë bërë një nga armët kryesore në luftën në Ukrainë.