DURRES- Policia e Durrësit ka arrestuar një 38-vjeçar pasi u kap duke transportuar me furgon nxënës shkolle jashtë kapaciteteve të mjetit. Arrestimi është kryer nga policia e Durrësit, pasi Klodian Llaftiu, nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar. Gjatë kontrollit është para se ai i kishte futur nxënësit edhe në pjesën e pasme të bagazhit të furgonit si dhe drejtonte mjetin pa patentë.
Njoftimi i policisë
Në lagjen Nr. 1, Durrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë rrugore për të ndaluar automjetin tip Benz furgon me targa AA 685 MM, i cili transportonte nxënës shkolle jashtë kapacitetit, duke i mbajtur edhe në bagazhin e mjetit. Llaftiu, ka tentuar të largohet në momentin që është ndaluar nga Shërbimet e Policisë, por është kapur menjëherë nga uniformat blu. Gjithashtu, gjatë kontrollit të dokumentacionit ka rezultuar se nuk dispononte leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt ” dhe ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik” parashikuar në nenet 291 dhe 242 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Durrësit”.