Pasditen e sotme nxënësit e gjimnazit “Havzi Nela” në qytetin e Kukësit kanë bojkotuar mësimin dhe kanë organizuar protesta para godinës së rikonstruktuar.
Në përkrahje të kërkesës së gjimnazistëve për rikthim sa më të shpejt në shkollën e tyre kryebashkiaku i Kukësit Albert Halilaj, në një deklaratë për media bëri të ditur se objekti është në fazën e testimit dhe se me datë 12 dhjetor të këtij viti do bëhet inaugurimi i objektit me prezencën e ministres së arsimit.
“Ankesa e nxënësve është e drejtë. Investimi është i qeverisë shqiptare, ministrisë së Arsimit. Një pjesë e këtij investimi siç është kaldaja është në fazë testimi. Deri më datë 12 Dhjetor mendoj se do përfundojë si proces dhe më datë 12 dhjetor do jetë e pranishme ministrja e Arsimit për inaugurimin e shkollës së rikonstruktuar me të gjitha kushtet bashkëkohore”, tha Halilaj.