Nxënësi nga Durrësi, Gledi Kallço është renditur i treti në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës, e cila është zhvilluar në Hong Kong.
Kallço i shtohet listës së talenteve që kanë çuar deri në kufijë më të largët të botës emrin e Shqipërisë.
Por si çdo talent tjetër shqiptar, ai nuk ka marrë mbështetjen e merituar. Djali shkoi me shpenzimet e veta në Olimpiadën ku merrnin pjesë nxënës nga 119 vende të ndryshme të botës.
Ai nuk ka marrë asnjë ndihmë financiare nga Ministria e Arsimit, duke i detyruar prindërit e tij të paguajnë 1500 euro që ta çojnë Gledin në HongKong.
Kallço u vlerësua me medalje bronzi në këtë Olimpiadë duke ngritur lart flamurin e Shqipërisë.
Bashkë me të ishin edhe 5 nxënës të tjerë shqiptarë.