Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuredin Dumani la një vrasje tjetër vetëm për të ekzekutuar vëllain e Talo Çelës, arsyeja

2025/02/25 at 1:30 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nuredin Dumani la një vrasje tjetër vetëm për të ekzekutuar vëllain e Talo Çelës, arsyeja

Dikur ishin shokë, e madje kanë kryer mjaft krime së bashku. Mirëpo përplasja mes tyre i kaloi kufijtë dhe mori jetët e të afërmve të tyre.


Kjo është shkurtimisht historia mes Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës.

Dumani, tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë, ka folur për marrëdhënien e tij me Talo Çelën gjatë seancës gjyqësore të dosjes “Plumbi i Artë”.

Ai tregoi se është njohur që prej vitit 2010 me të dhe madje kanë qëndruar te shtëpitë e njëri-tjetrit.

Interesante është njohja e Dumanit me vëllain e Talo Çelës, Bujarit, të cilit do t’ia merrte jetën më 17 Shtator të vitit 2020.

“Jam njohur me të vëllain Bujar Çela, vetëm një herë kam qenë tek shtëpia e tij. Bujari kryente punët e Talos, takonte njerëz, dërgonte porosi etj., pasi punonte si taksist”, ka rrëfyer Nuredin Dumani.

Në sallën e gjyqit, Dumani ka treguar me detaje si u nis për të vrarë Bujar Çelën, por fillimisht dështoi sepse janë pikasur.

“U bëmë gati me dy makina që i kishim vjedhur. Shkuam tek shtëpia e Bujarit në shtëpi nga ora 4:00 e mëngjesit, por aty u diktuam. Dikush na pa dhe u larguam”, ka rrëfyer Dumani.

Por fati i keq i Bujar Çelës ishte se Dumani e njihte shumë mirë. Ai e dinte itinerarin e tij dhe vendin ku çdo mëngjes pinte kafe. Para se ta vriste, Dumani tregoi se ka mbushur makinën me karburant, ka shkuar te lokali dhe më pas e ka vrarë Bujar Çelën.

Arsyeja e ekzekutimit ishte vrasja e Klevis Kapllanit. Nuredin Dumani tregoi se këtë të fundit e kishte shok dhe se është njoftuar nga Enver Diva për ekzekutimin.

Për këtë arsye, Bujar Çela ishte “ngjitur” një vend më lart në “listën e zezë” të Dumanit. Siç ka treguar i penduari i drejtësisë, pasi ka mësuar vrasjen e Kapllanit, Dumani ka folur me Erjon Alibejn ku i është shprehur se do të lerë vrasjen e “Dine Çamit” për të shkuar drejt Çelës.

“E dija që dilte çdo mëngjes dhe shkonte të pinte kafe. Kemi marrë karburant për makinën i hodha 50 mijë Lekë. Sa shkova te lokali e pashë Bujarin. Bujarin vendosëm që ta vrisnim pasi u vra shoku im Klevis Kapllani në 15 Shtator rreth orës 8:00 ose 9:00 të darkës. Enver Diva me nisi mesazh me zë dhe më tha e paskan vrarë Klevisin. Unë në atë kohë rrija në Elbasan tek Arjan Spahiu. Kur shkova për të vrarë “Dine Çamin” i thashë Erjon Alibejt në telefon do e lemë ketë dhe do ikim të vrasim Bujar Çelën”, tregoi Dumani.

Siç e përmendëm në nisje të këtij artikulli miqësia mes Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës u thye dhe kjo solli viktima. Dyshohet se Talo Çela ka urdhëruar ekzekutimin e Klevis Kapllanit, shokut të ngushtë të ngushtë të Nuredin Dumanit. Kjo ngjarje ndodhi më 15 Shtator të 2020.

Sipas asaj që del nga dëshmia e Nuredin Dumanit, ky i fundit është kundërpërgjigjur menjëherë për hakmarrje. Vetëm 2 ditë më vonë, 17 Shtator, ai i vrau Talo Çelës vëllain, Bujarin.

Policia arriti ta identifikonte Nuredin Dumanin nga shenjat e gishtave në paratë që kishte dhënë kur kishte mbushur makinën me naftë. E teksa Dumani është vënë në pranga, Talo Çela vijon të jetë një prej personave më të kërkuar në vend.

Kujtojmë se sot po zhvillohet seanca e radhës e dosjes “Plumbi i Artë”, ku Nuredin Dumani vijon me dëshmitë e tij. Ai ka rrëfyer për një listë me kundërshtarë të hartuar me Erjon Alibejn, me qëllim eliminimin e tyre.

Dumani është një nga emrat më të përfolur në botën e krimit. Ai u arrestua mbrëmjen e 29 Marsit të vitit 2022 në Fier, pak pasi kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private.

Pas arrestimit, Dumani u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe dëshmitë e tij kanë zbuluar disa nga ngjarjet më të rënda kriminale në vendin tonë./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Lufta Ukrainë-Rusi, vritet zyrtari i lartë i marinës ruse
Bota

Lufta Ukrainë-Rusi, vritet zyrtari i lartë i marinës ruse

3 Korrik, 2025 6:38 pm
Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6
Sociale

Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6

3 Korrik, 2025 6:29 pm
Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët
Bota

Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët

3 Korrik, 2025 6:09 pm
Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike

3 Korrik, 2025 6:01 pm
Qyteti i Elbasanit nën flakë dhe tym prej tre ditësh, ja si paraqitet situata
Aktualitet

Qyteti i Elbasanit nën flakë dhe tym prej tre ditësh, ja si paraqitet situata

3 Korrik, 2025 5:50 pm
Emri/Shpërdoroi detyrën, Gjykata jep vendimin për kreun e IMT-së Tiranë
Aktualitet

Flasin dëshmitarët e dosjes 5D/ Japin shpjegime për lidhjet me Mariglen Qaton

3 Korrik, 2025 5:45 pm
Nesër do të jetë dita më e nxehtë, 41 gradë në Berat
Aktualitet

Nesër do të jetë dita më e nxehtë, 41 gradë në Berat

3 Korrik, 2025 5:21 pm
Zjarri në landfillin e Elbasanit, nis ndërhyrja nga ajri
Aktualitet

Zjarri në landfillin e Elbasanit, nis ndërhyrja nga ajri

3 Korrik, 2025 5:18 pm
“Je aktor i madh…do dëgjohemi së shpejti!”/Meta i dërgon letër Arben Ahmetajt
Aktualitet

“Je aktor i madh…do dëgjohemi së shpejti!”/Meta i dërgon letër Arben Ahmetajt

3 Korrik, 2025 5:10 pm
Mbështetja e së djathtës për Vuçiçin po lëkundet
Rajoni

Mbështetja e së djathtës për Vuçiçin po lëkundet

3 Korrik, 2025 4:54 pm
Para
“Njëra prej gjyqtareve është kunata e Ballukut”, Salianji: Do keni procese të tjera mamale, jo babale! 

“Bën mirë të ketë frikë”, Salianji: Rama mjafton të mallkojë SPAK dhe dhjetëra punonjës rrethojnë makinat e funksionarëve! 

Fshehu drogën në paruke, kapet kolumbiani 

Fshehu drogën në paruke, kapet kolumbiani 

Drogë, armë dhe municion luftarak në banesë/ Arrestohen dy vëllezërit në Lezhë

Drogë, armë dhe municion luftarak në banesë/ Arrestohen dy vëllezërit në Lezhë
















TE FUNDIT

Lufta Ukrainë-Rusi, vritet zyrtari i lartë i marinës ruse

Lufta Ukrainë-Rusi, vritet zyrtari i lartë i marinës ruse
3 Korrik, 2025

Ushtria ruse ka konfirmuar ditën e sotme ekzekutimin e zëvendëskreut të Marinës Ruse pranë kufirit me Ukrainën. Gjeneralmajori Mikhail Gudkov,...

Lexo më shumë

Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6

Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6
3 Korrik, 2025

Altin Hila është themeluesi i një muzeu privat në Divjakë i cili numëron qindra lloje insektesh. Në programin “Rudina” në...

Lexo më shumë

Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët

Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët
3 Korrik, 2025

Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, synon të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me talebanët radikalë islamikë në Afganistan për të lehtësuar dëbimin...

Lexo më shumë

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
3 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, njoftuan se do të bisedojnë me telefon...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com