Numri i viktimave në Tajvan është në rritje, deri tani janë raportuar gjashtë viktima pas tërmetit me magnitudë 6.4 që goditi jugun e vendit.
Lekundjet kane shkatuar deme te medha. Dy persona, mes tyre një fëmijë, kanë ndërruar jetë pasi një pallat 17 katësh u shemb në Tainan, ndërsa një tjetër u gjet i vdekur në rënoja. Raportimeve e fundit flasin për dy viktima të tjerë në një tjetër zonë të qytetit.
Vetëm tre vite më parë, një termet me magnitudë 6.3 ballë shkaktoi 4 viktima në Tajvan. Ndërsa në vitin 1999 vdiqën mbi 2300 persona pas një tërmeti 7.6 ballë