Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Numri 2 i Komunitetit Mysliman: Maks Velo e Muç Nano të bëjnë kujdes, islamofobia ka pasoja

2016/11/02 at 9:26 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Numri 2 i Komunitetit Mysliman: Maks Velo e Muç Nano të bëjnë kujdes, islamofobia ka pasoja

Komuniteti Mysliman dënon deklaratat e bëra nga Mustafa Nanos e Maks Velos mbi fenë islame. Deklaratat : “islami nuk jep garanci”, apo “kur falen në bulevard, mua më zë frika”, ose “duken si Arabi Saudite” janë shqetësuese për myslimanët. Gazmend Aga, numri 2 i komunitetit tha për “Gazeta Shqiptare” se “islamofobia është burimi kryesor i radikalizmit”.


Janë bërë së fundmi disa deklarata nga Mustafa Nano dhe nga Maks Velo sa i takon traditës së Islamit Shqiptar. Si i keni pritur ju këto deklarata?

Të dy personazhet që përmendët, janë personazhe me ndikim në shoqërinë shqiptare, të respektuar në lëminë përkatëse. Mendoj se deklarata nga persona të tillë kanë peshë në opinionin publik, kështu që, nëse deklaratat në fjalë do të ishin nga njerëz të tjerë, nuk besoj se do meritonin as 1% të vëmendjes së kushtuar. Komuniteti Mysliman, si institucion që përfaqëson besimtarët myslimanë në Shqipëri, njëkohësisht është i kujdesshëm të ruajë edhe dinjitetin e fesë Islame dhe të asaj që ajo përfaqëson. Për këtë arsye, çdo stereotipizim, ofendim i përgjithshëm mbi fenë myslimane dhe myslimanët, kuptohet që është shqetësues. Jemi në demokraci dhe të gjithë janë të lirë të thonë atë që mendojnë. Megjithatë, në demokracitë e zhvilluara, stereotipizimi, fyerja e një komuniteti të caktuar dhe nxitja e urrejtjes ndërfetare janë akte që ndikojnë negativisht në paqen sociale.

Mustafa Nano ka thënë që, pamja e njerëzve që luten në bulevard i kujton atij Arabinë Saudite. A keni një koment për këtë?

Për të qenë korrekt, z. Nano ka cituar faljen e disa individëve në bulevard gjatë një proteste për armët kimike. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është shumë i kujdesshëm në mos instrumentalizimin politik të fesë dhe radikalizmin fetar për vetë faktin se të dyja këto dukuri cenojnë paqen sociale. Për sa kohë falja nuk ka karakter fetar por instrumentalizim për një protestë apo kauzë jofetare, atëherë ajo falje nuk është e pëlqyer as fetarisht. Nëse është thjesht kryerje e ritit për mungesë infrastrukture apo kohe, kjo mbetet çështje e së drejtës së individit për praktikimin e fesë.

Ndërkohë, a është kjo falje, siç mundet një i krishterë të bëjë kryq, në një protestë?

Falja nuk përdoret për të shprehur përkatësinë e vet fetare gjatë një proteste, cilido qoftë motivi i saj. Nuk ka një praktikë të tillë në historinë e Islamit. Kështu që, besoj se kjo çështje, nëse është thjesht për të ilustruar rastin në fjalë, ka pasur reagime në lidhje me faljen gjatë protestës edhe nga vetë besimtarët. Është diçka që i përket së kaluarës dhe është e vështirë që edhe ne sot të japim një opinion të shëndoshë për të.

Maks Velo ka thënë për Islamin, se është një fe që nuk të jep garanci. Si i përgjigjeni kësaj?

Maks Velo është i respektuar për kontributin që i ka dhënë fushës së vet dhe është një person që ka vuajtur për shkak të idealeve të veta, nga ana tjetër, një intelektual, i cilitdo niveli qoftë, qëndron ose duhet të qëndrojë gjithnjë larg stereotipizimeve dhe përgjithësimit ofendues të një shtrese të caktuar besimtarësh, apo mendimi të caktuar. Mua më duhet të them se Maks Velo, me deklarata të tilla tregon se nuk njeh asnjë besimtar nga afër, sepse po t’i njihte, jo vetëm që do të ishte shumë i lumtur dhe i kënaqur që ka një mik besimtar mysliman, por besoj se do të ishte edhe entuziast. Nga ana tjetër, nëse një intelektual shqiptar, ndihet i fyer për shkak të një personi që shkon dhe lufton në një vend, a vret njerëz në emër të fesë, përpara këtyre intelektualëve, edhe ne si besimtarë shqiptarë, jemi të fyer e të shqetësuar. Ata, jo vetëm që nuk na përfaqësojnë si komb, por ata që vrasin njerëz në emër të fesë, nuk na përfaqësojnë as si besimtarë. Madje, ne jemi të shqetësuar më shumë sesa njerëzit në fjalë, sepse cenohet edhe imazhi i fesë Islame, si fe e paqes dhe bashkëjetesës ndër shekuj. Nëse bëhet fjalë për islamin në tërësi, është një fe 1400-vjeçare dhe ka ekzistuar para z.Velo, para meje, dhe para jush. Gjatë gjithë historisë, feja Islame, por dhe feja në përgjithësi, ka një kontribut të pamohueshëm në ruajtjen e stabilitetit dhe formimit të shëndoshë individual e shoqëror. Ka individë që jetojnë në kundërshtim me vlerat e islamit, vlerat që ai mbart, e këto janë raste që përfaqësojnë vetëm individin në fjalë. Çdo stereotipizim, çdo përgjithësim, i një feje a një mendimi për shkak të akteve të personave të caktuar, nuk është i shëndoshë, nuk është as akademik, as intelektual.

Nga ana tjetër, KMSH është distancuar nga elementët që kanë shkuar në Siri. Cila është thirrja e bërë?

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është mbase institucioni i parë në botë, sa u takon institucioneve islame, që është distancuar nga çdo thirrje e nga çdo akt, për t’iu bashkangjitur kauzave të cilat nuk i përkasin shtetit tonë. Pavarësisht përkatësive fetare të shpallura, ne mendojmë se çdo luftë, është e dëmshme për njeriun, individin e shoqërinë. Sidomos, për konfliktet ku ka shumë palë, e që nuk i përkasin vendit tonë, jemi tërësisht të distancuar nga çdo thirrje e nga çdo akt. Nga ana tjetër mendojmë se nuk është e shëndoshë që çdo thirrje populiste të bërë me terma islame për konflikte, t’ia veshim direkt islamit. Nga studimet e bëra, për shumë prej luftëtarëve, përveç ideologjisë, është edhe çështja e varfërisë, e konflikteve, mungesa e arsimit, që ndikon në pjesëmarrjen në luftë. Nuk është vetëm lufta nga e cila KMSH distancohet, por edhe nga çdo akt e thirrje, çdo bisedë a fjalë e cila nxit urrejtjen ndërfetare ose ndëretnike- që jo domosdoshmërisht përfundon me dhunë, jo domosdoshmërisht është luftë, por edhe nëse cenon të drejtën, shpresën, liritë e jetesës së një individi, edhe në lagjen ku jetojmë.

A janë shqetësuese deklaratat e Mustafa Nanos e Maks Velos dhe a nxisin këto urrejtje fetare?

Unë mendoj se KMSH dhe besimtarët myslimanë shqiptarë, dinë të ndajnë qasjen e individit me qasjen e shoqërisë, dhe shoqëria shqiptare ka një qasje tepër pozitive, ndaj feve në përgjithësi, po sidomos ndaj besimit mysliman si shumicë e shqiptarëve. Këshilla jonë, sepse ne jemi institucion këshillimor, për çdo intelektual, për çdo person fjala e të cilëve ka peshë, ka zë në shoqërinë shqiptare, nëse duam të japim kontributin tonë, në paqen e shoqërisë, nganjëherë, thjesht edhe duke qenë të kujdesshëm në deklaratat tona, mund të japim kontribut. Disa deklarata, sado që mund të shprehin mendimin e lirë të një personi, mund të keqpërdoren, pikërisht nga ata që ushqejnë ekstremizmin në shoqërinë tonë. Mendoj se islamofobia është burimi kryesor i radikalizmit. Kuptohet që, nuk është një arsye që arsyeton radikalizmin për një individ me arsye të shëndoshë, por për individë të mundshëm për t’u përdorur për kauza të tilla të rreme, islamofobia mund të përdoret. Nëse jemi të kujdesshëm me islamofobinë, me antisemitizmin, me antikrishtërimin në deklaratat tona, mendoj se nuk u lëmë hapësirë e shteg atyre që duan t’i keqpërdorin këto deklarata.

Edhe njëherë, përsëris që Maks Velo e çdo individ që për arsye nga më të ndryshmet ka paragjykime ndaj islamit e myslimanëve, është i ftuar të ulet, të njihet me një besimtar nga pranë. Kjo është edhe metodologji kërkimore që të njihesh me personat dhe komunitetet për të cilët flet apo paragjykon. Shprehja jonë e madhe ka qenë që, asnjë mysliman nuk mund të jetë terrorist dhe asnjë terrorist nuk mund të jetë mysliman. Të gjithë si shoqëri kemi përgjegjësi të ndihmojnë të rinjtë që janë të infektuar nga idetë radikale fetare apo jofetare. Jo duke i përjashtuar, por duke i integruar në shoqëri nëpërmjet besimit, arsimit e dashurisë.

Dhe nëpërmjet interpretimit të saktë të Kuranit?

Po, pa dyshim! Kurani është libri me i keqpërdorur në ditët tona, dhe kjo është edhe një nga përgjegjësitë tona si Komunitet Mysliman. Një mysliman që e kupton siç duhet Kuranin, është burim i vlerave, përgjegjësive shoqërore dhe bashkëjetesës në vendin ku jeton. /GSH

Etiketa: debatfegazmend agaislammaks velomuc nano


Ju sugjerojmë

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme
Bota

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme

27 Qershor, 2025 10:39 pm
Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza
Aktualitet

Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

27 Qershor, 2025 10:14 pm
Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan
Bota

Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan

27 Qershor, 2025 9:55 pm
Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë
Aktualitet

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë

27 Qershor, 2025 9:42 pm
Vuçiç: Nuk kam ndryshuar vendim për ta vizituar Moskën
Rajoni

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

27 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ç’kontratë e noter, jam vetë i zoti i punës!” Ndërtuesi kërkon para shtesë për…
Aktualitet

“Ç’kontratë e noter, jam vetë i zoti i punës!” Ndërtuesi kërkon para shtesë për…

27 Qershor, 2025 9:14 pm
Rinumërimi i votave në Tiranë, Bele:Fenomene minore,nuk bëhet fjalë për trafikim…
Politikë

Rinumërimi i votave në Tiranë, Bele:Fenomene minore,nuk bëhet fjalë për trafikim…

27 Qershor, 2025 8:55 pm
Ruanda dhe Kongo nënshkruajnë marrëveshje paqeje në Uashington
Bota

Ruanda dhe Kongo nënshkruajnë marrëveshje paqeje në Uashington

27 Qershor, 2025 8:40 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Putin thotë se propozimet për paqe të Rusisë dhe Ukrainës janë kontradiktore

27 Qershor, 2025 8:19 pm
Dënohet me burgim të përjetshëm Malaj, shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali
Aktualitet

Dënohet me burgim të përjetshëm Malaj, shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

27 Qershor, 2025 8:00 pm
Para
Pas kërcënimeve për jetën reagon Kryeprokurori Llalla

Lëvizjet, Llalla merr në Prokurorinë e Përgjithshme Fushën e Trocin

Video e dhunës së tmerrshme/ Turqit therin tifozin e Napolit

Video e dhunës së tmerrshme/ Turqit therin tifozin e Napolit

Golat/ Xhaka fut në lojë Arsenal, Mesut Ozil shkatërron përfundimisht Ludogoretsin

Golat/ Xhaka fut në lojë Arsenal, Mesut Ozil shkatërron përfundimisht Ludogoretsin
















TE FUNDIT

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme
27 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar një deklaratë të fortë kundër udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, duke e...

Lexo më shumë

Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza
27 Qershor, 2025

Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan janë ankuar banorët e njësisë 14, Kashar, pasi prej 25 ditësh sipas...

Lexo më shumë

Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan

Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan
27 Qershor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve tregtare me Kanadanë, për shkak të një politike të...

Lexo më shumë

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë
27 Qershor, 2025

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme një pronë private në fshatin Peshtan të Fierit. Sipas informacioneve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com