Qytetarët e Maqedonisë së Veriut ende nuk e dinë se kush do të jetë partia qeverisëse që do i udhëheqë.
Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar mbi 96 për qind të votave në Maqedoninë e Veriut.
Koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja kryeson me 36.13 për qind dhe VMRO-DPMNE me 34.65 për qind.
Po ashtu KSHZ bën me dije se BDI është me 11.57 për qind, ndërsa koalicioni ASH- Alternativa me 8.79 për qind. Ndërkohë, Partia e Majta ka 3,96 për qind, PDSH 1.48 për qind dhe Integra 1.33 për qind./ Opinion.al