Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, ashtu siç ishte paralajmëruar do të vizitojë sot Shqipërinë.
Nuland mbërrin në kryeqytet në mesditë. Takimin e parë me Bushatin e ka në orën 14:30. Rreth 60 minuta më vonë Nuland do të takojë kreun e opozitës shqiptare, Lulzim Basha.
Në takimin e sotëm, kreu i PD-së Lulzim Basha mësohet se në “Rogner” do të shoqërohet nga deputetët Oerd Bylykbashi dhe Aldo Bumçi.
Sikurse në vizitën e sekretarit John Kerry, edhe Nuland do të ketë një takim me gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, në orën 16:00.
Axhenda e ndihmëssekretares amerikane të shtetit Viktoria Nuland, mbyllet me një darkë pune me kryeministrin Edi Rama.
Në axhendë nuk parashikohet takim me Ilir Metën.