Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit, Victoria Nuland është duke vijuar një seri takimesh në Tiranë, pas përfundimit të atyre në Prishtinë. Nuland ka mbyllur tashmë takimin ne Ministrinë e Jashtme dhe aktualisht sipas axhendës është në takim me kreun e opozitës Lulzim Basha në hotel “Rogner”, ku janë të pranishëm edhe deputetet Aldo Bummci dhe Oerd Bylykbashi. Më pas pritet Nuland do të jetë në takim me Kryeministrin Rama, ndërsa në fokus të vizitës mbetet reforma në drejtësi.