Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk u përgjigjën për fushatën, Berisha: Kanë filluar që sot shkarkimet nga puna

2023/05/19 at 12:38 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk u përgjigjën për fushatën, Berisha: Kanë filluar që sot shkarkimet nga puna

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat, ku akuzon qeverinë për zgjedhjet e 14 Majit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha thotë se administrata publike gjatë këtyre zgjedhjeve u shndërrua në një polici politike e procesit elektoral.

Sipas Berishës është në kundërshtim me ligjin vendosja e komisionerëve me punonjës bashkie të cilët kanë marrë pjesë në numërimin e votave.

Berisha thekson se janë bërë kërcënime nëpërmjet punonjësve të administratës dhe sipas tij, pikërisht në ditën e sotme kanë filluar shkarkimet nga puna ndaj tyre që nuk u përgjigjën në 14 Maj.

“Ky është aspekti policesk, por u them ju se një aspekt tjetër më i shëmtuar dhe më policesk, ka qenë roli i administratës publike.

Si kurrë në historinë e këtij vendi, administrata publike u shndërrua në një polici politike e procesit elektoral.

Së pari, në kundërshtim flagrant me ligjin janë vendosur komisionerë me qindra e qindra punonjës bashkie që do numëronin vota për ish-kryetarin apo kryetarin e tyre. Me ligj e ndaluar, me ligje palejueshme.

Aspekti tjetër, qindra e qindra punonjës të administratës janë vendosur komisionerë dhe numërues në qendrat e votimit. Aspekti më i shëmtuar është qëndrimi i zyrtarëve si gardianë në qendrat e votimit. Presioni që kanë bërë një muaj rresht mbi punonjësit e tjerë. Kërcënimet që ata kanë shpërndarë nëpërmjet punonjësve, dërgoheshin mesazhe në tatime, dërgoheshin mesazhe në dogana, që i thuhej iksit, biznesmen jo i vogël, se po shkove në votime ti dhe punëtorët e tu, do përballesh me këto pasoja.

Kujdestares së kopshtit se po nuk solle 10 karta identiteti, të nesërmen humbet punën. Kanë filluar që sot shkarkimet nga puna ndaj tyre që nuk u përgjigjën.

Administrata, eksponentë të administratës, u sollën në mënyrën më antiligjore në këtë proces. Drejtorë, si terrorist është sjellë kushëriri i Ballukes, Klosi në Peshkopi, ku për të mposhtur elektoratin, u vërsul me tërbim ndaj bizneseve 3 ditë para zgjedhjeve në inspektim të përgjithshëm.

Të njëjtën gjë kanë bërë në Konispol, Sarandë, Libohovë, Këlcyrë dhe një seri bashkish të tjera.

Kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi, administrata shtetërore, nuk ka mbajtur një qëndrim të tillë kriminal ndaj procesit zgjedhor”, tha Berisha./Opinion.al

Etiketa: PDpssali berisha

Ju sugjerojmë

Aksion anti-opozitar në Turqi, 47 urdhër-arreste ndaj zyrtarëve të opozitës
Bota

Aksion anti-opozitar në Turqi, 47 urdhër-arreste ndaj zyrtarëve të opozitës

31 Maj, 2025 11:14 am
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Ngjarja në Durrës, në momentin e plagosjes 36-vjeçari po udhëtonte me dy të mitur

31 Maj, 2025 11:13 am
Gjermania shpreson për një marrëveshje në BE për azilkërkuesit e refuzuar
Bota

Gjermania shpreson për një marrëveshje në BE për azilkërkuesit e refuzuar

31 Maj, 2025 10:47 am
Fabio Capello: Igli Tare i duhuri për Milanin, ndikoi në rikthimin e Allegrit
Sport

Fabio Capello: Igli Tare i duhuri për Milanin, ndikoi në rikthimin e Allegrit

31 Maj, 2025 10:46 am
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Kronikë

AMP arreston 2 policë dhe pezullon nga detyra 1 tjetër, akuzat

31 Maj, 2025 10:43 am
Përmbyset kamioni që po i transportonte, 250 milionë bletë pushtojnë rrugët në SHBA
Bota

Përmbyset kamioni që po i transportonte, 250 milionë bletë pushtojnë rrugët në SHBA

31 Maj, 2025 10:29 am
Izraeli bombardon Sirinë perëndimore: Goditëm depo me raketa
Bota

Izraeli bombardon Sirinë perëndimore: Goditëm depo me raketa

31 Maj, 2025 10:27 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Mbanin armë në banesë/ Arrestohet i riu, në kërkim babai

31 Maj, 2025 10:23 am
Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën
Bota

Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën

31 Maj, 2025 10:20 am
Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës
Aktualitet

Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës

31 Maj, 2025 9:39 am
Para
Disfata në zgjedhjet e 14 Majit, Berisha: Do të kërkoj votëbesim si kryetar

Disfata në zgjedhjet e 14 Majit, Berisha: Do të kërkoj votëbesim si kryetar

Vrasja e Xhuvanit/ Bardhi-Berishës: Babi i Zenit prit hetimet dhe do turpërohesh

Dorëheqja e Alibeajt, PD zyrtare njofton: Bardhi zgjidhet Kryetar i Grupit Parlamentar

Bardhi kryetar i grupit të PD, Berisha: S’njohim struktura paralele, i ftoj të bisedojmë

Bardhi kryetar i grupit të PD, Berisha: S'njohim struktura paralele, i ftoj të bisedojmë

TE FUNDIT

Aksion anti-opozitar në Turqi, 47 urdhër-arreste ndaj zyrtarëve të opozitës

Aksion anti-opozitar në Turqi, 47 urdhër-arreste ndaj zyrtarëve të opozitës
31 Maj, 2025

Autoritetet turke kanë kryer raundin e pestë të arrestimeve që nga mëngjesi i sotëm, si pjesë e masave të ashpra...

Lexo më shumë

Ngjarja në Durrës, në momentin e plagosjes 36-vjeçari po udhëtonte me dy të mitur

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
31 Maj, 2025

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 36-vjeçar. Identifikohet dhe shpallet në...

Lexo më shumë

Gjermania shpreson për një marrëveshje në BE për azilkërkuesit e refuzuar

Gjermania shpreson për një marrëveshje në BE për azilkërkuesit e refuzuar
31 Maj, 2025

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, shpreson që Bashkimi Europian të arrijë një marrëveshje të përbashkët për të dërguar...

Lexo më shumë

Fabio Capello: Igli Tare i duhuri për Milanin, ndikoi në rikthimin e Allegrit

Fabio Capello: Igli Tare i duhuri për Milanin, ndikoi në rikthimin e Allegrit
31 Maj, 2025

Igli Tare ka marrë komplimenta nga një legjendë si Fabio Capello. Zyrtarizimi se Allegri pranoi ofertën e drejtorit sportiv të Milanit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com