Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk u martua për të qëndruar pranë prindërve, Natasha përballet me të vëllain në emision live

2018/06/10 at 10:45 PM
në Sociale
Kohë leximi: 6 min
A A
Nuk u martua për të qëndruar pranë prindërve, Natasha përballet me të vëllain në emision live

 


Motër e vëlla janë bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” në programin “E Diela Shqiptare” për shkak të një ndodhie që ka bërë që Melsi të mos u përkushtohet prindërve dhe Natashës.

Melsi ka bashkëjetuar për disa vite me një grua dhe nga kjo bashkëjetesë ata kanë dy fëmijë. Ndarja me bashkëjetuesen e tij ka krijuar edhe probleme; Melsit i është mohuar e drejta nga nëna e fëmijëve të tij që ai të takojë fëmijët. Por nga ana tjetër motra, Natasha e akuzoi vëllain për mospërkushtimin e tij ndaj prindërve dhe vetë asaj, e cila nuk është martuar për t`u qëndruar afër prindërve

Natasha ftoi vëllain e saj, Melsin në seancën e sotme të ndërmjetësimit, por ky i fundit u shpreh se nuk e kupton përse, pasi nuk ka patur asnjë debat mes tyre.

“Realisht ne nuk kemi debatuar kohët e fundit, por kjo është arsyeja, nuk e gjejmë gjuhën e përbashkët. Arsyeja e ardhjes sime këtu është shumë madhore, familja është gjëja më e rëndësishme në botë. Unë këtë vit po shoh që familja ime po shkatërrohet. Ne kemi dy prindër, të cilët janë realisht në moshë të thyer dhe tepër të sëmurë me patologji shumë të rëndë kardiologjike dhe onkologjike. Ata më tepër qëndrojnë në spital se në shtëpi! Por Melsi është inekzistent në familje! Ai është djali i vetëm dhe shtylla e shtëpisë sonë, por nuk po mban përgjegjësitë që i takojnë!”, u shpreh ajo e zhgënjyer nga vëllai, pasi vetë ka sakrifikuar jetën e saj private për familjen e tyre.

“Dëshira ime e vetme është t’i shoh ata të lumtur”, tha Natasha për prindërit e saj.

Nga ana tjetër Melsi tregoi se ka bashkëjetuar në shtëpinë e prindërve të tij me të dashurën, me të cilën ka edhe dy fëmijë. Por më 2 Korrik të vitit 2016, ajo iu drejtua gjykatës për të kërkuar urdhër-mbrojtje dhe kujdestarinë e fëmijëve. Më 27 Korrik gjykata vendosi që fëmijët të qëndronin me Melsin gjatë javës, ndërsa në fundjavë me të ëmën. Pas shumë seancash gjyqësore, më 8  Korrik të vitit 2017 ish-bashkëjetuesja e tij mori fëmijët dhe nuk e lejoi më t’i takonte, çka i ka shkatërruar të gjithë familjarisht.

E motra ndërhyri duke thënë që është Melsi ai që nuk i lejon prindërit dhe atë vetë t’i takojnë fëmijët. “Edhe ti na ke mohuar neve të drejtën e takimit. Prindërit tanë i thonë çdo ditë që të marrë një taksi dhe t’i çojë të takojnë fëmijët që të mos vdesin pa i parë”, tha Natasha e përlotur.

Melsi shpjegoi se i ka ndaluar me vullnetin e tij të lirë, pasi çdo situatë mund të keqinterpretohet nga të tjerët, çka për motrën e tij është thjesht një justifikim.

“Isha me prindërit, babi ishte shumë rëndë. Ai është i sëmurë kardiak dhe nuk operohet dot, por mbahet në jetë vetëm nga disa unaza. E mora disa herë në telefon sepse nuk kisha njeri tjetër. Unë jam e vetme në atë familje, janë vetëm dy prindërit dhe unë. Marr e marr në telefon dhe Melsi hiç. Shtylla e familjes nuk m’u përgjigj, ndaj m’u desh që të merrja komshinjtë që ta çoja në spital dhe tani fatmirësisht është gjallë!”, rrëfeu Natasha.

Por i vëllai u shpreh se kur e ka telefonuar ai ka qenë në seanca gjyqësore dhe nuk mund të ndahet në “400 copa”.

Melsi – Unë një jam dhe kundër të gjithëve. Po bëj maksimumin tim për çdo gjë!

Natasha – Ti nuk e kupton arsyen time të ardhjes këtu… Ne kemi një qëllim të përbashkët, të mbajmë familjen tonë të bashkuar! Familja jonë nuk janë vetëm ato 2 fëmijët, që për shkak të tyre je inekzistent. Janë edhe prindërit tanë!

Melsi – Motër e dashur, ti nuk arrin ta kuptosh që unë që prej 8 Korrikut të vitit të kaluar nuk po shoh fëmijët e mi. Ndoshta ti, zonja Eni që është nënë dhe publiku femër nuk më kupton, por më kupton zoti Ardit dhe shumë baballarë të tjerë.

Juristja Çobani  – Nuk do të doja të bëhej kjo ndarje sepse juve në jetë e keni sjellë bashkë me bashkëjetuesen tuaj dhe dashuria është patjetër njësoj. Të jesh i bindur që fëmijët i duam të dy njësoj, edhe burri edhe gruaja.

Natasha – Unë vërtetë nuk jam e martuar, nuk kam fëmijë, por unë kam zemër, shpirt.

Juristja Çobani – Ajo nuk ka krijuar dot një familje, por ju nuk duhet ta lëndoni sepse ajo ka bërë një sakrificë shumë të madhe, ka qëndruar me prindërit. Nuk e bëjnë shumë femra këtë gjë sot, prindërit janë shumë të shenjtë, por secila nga ne vjen edhe me një motiv në jetë që të krijojë jetë, pra të bëjmë familje. Motra që ke ti përballë ia ka hequr këtë të drejtë vetes dhe ia ka dhënë prindërve, ty, fëmijëve të tu dhe ish-bashkëjetueses tënde.  Më respekt për Natashën!

Natasha – Nëse babait ose nënës do t’i ndodhte diçka dhe do të ndërronin jetë, ty në ndërgjegjen tënde do të mbetej ndopak peng?

Melsi – Unë në ndërgjegjen time ndihem shumë keq!

Natasha – Ti je njësoj si e ëma! Ajo t’i mohon ty dhe ti na i mohon neve.

Melsi e pranoi që nuk është më i njëjti në raport me familjen, por ngriti gjithashtu pyetjen sesi mund të jetë me këto probleme që ka hasur me ish-bashkëjetuesen e tij.

Ai tregoi se më 6 Prill 2017 është marrë vendimi përfundimtar për kujdestarinë e fëmijëve të tij, e cila iu caktua të ëmës, ndërsa Melsit iu la e drejta për t’i takuar një herë në javë. Por ky vendim është marrë në mungesën e tij dhe të avokatit, pavarësisht se kishte bërë një kërkesë për shtyrjen e kësaj seance gjyqësore për arsye shëndetësore.

Juristja Çobani u shpreh se nëse kjo kërkesë ka patur edhe një raport mjekësor dhe i është bashkangjitur procesverbalit, por gjyqi ka vijuar, atëherë ai duhet të kërkojë procesverbalin për ta vërtetuar këtë fakt.

Ndërkohë që në certifikatën familjare të familjes së tij, të datës 8 Maj 2018, vijojnë të jenë edhe dy fëmijët, të cilët ish-bashkëjetuesja i ka marrë dhe më pas nuk i ka lejuar që të takojnë të atin. Duke u bazuar në këtë certifikatë, Natasha i kërkoi të vëllait të shkojë në shkollën e fëmijëve dhe t’i kthejë në shtëpi.

Por problemi qëndron te vendimi për kujdestarinë e fëmijëve nga Gjykata e  Shkallës së Parë, të cilin Melsi ka mundur ta marrë pas 17 ditësh, pasi nuk ka qenë në Tiranë për shkak të detyrës që ka si ushtarak. Në këtë mënyrë ai nuk ka patur më mundësi për ta ankimuar, pasi kishte kaluar afati për ta çuar çështjen në Gjykatën e Apelit. Vendimi mori formën e prerë, duke nisur një kalvar të gjatë gjyqësor nga ana e Melsit.

Në fakt gjithë zanafilla e këtij problemi ka nisur më 6 Prill të vitit 2017, kur Melsi ka bërë kërkesën për shtyrjen e seancës gjyqësore , duke menduar se nuk do të zhvillohej dhe se do të lajmërohej më pas për datën në të cilën do të kryhej. Por kjo seancë është zhvilluar, duke mos qenë prezent as Melsi e as avokati i tij.

Moderatori Ardit Gjebrea ngriti pyetjen nëse është detyra e avokatit për të verifikuar ecurinë e dokumenteve, pra në rastin konkret nëse ishte aprovuar kërkesa e Melsit për shtyrjen e gjyqit. Juristja Çobani shpjegoi se interesimi i avokatit për procedurat e gjyqit është një detyrim moral dhe profesional.

Publiku i programit “E Diela Shqiptare” në këtë seancë ndërmjetësimi votoi për të dy protagonistët, por  kryesisht iu bashkuan dhimbjes së Melsit që prej 1 viti nuk mund të takojë fëmijët e tij.

Ai iu drejtua sërish Gjykatës së Shkallës së Parë për të fituar të drejtën e ankimimit, të cilën ia aprovuan, por pati një problem tjetër. Gjyqtarja e çështjes theksoi që për këtë vendim duhej të njoftohej edhe pala tjetër, pra ish-bashkëjetuesja e Melsit. Kjo e fundit iu drejtua Gjykatës së Apelit dhe asaj të Shkallës së Parë që të rrëzohej rivendosja e afatit për ankimim nga ana e Melsit, por nuk iu pranua.

Ndaj dhe  juristja Çobani shpjegoi: “Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë është ankimuar, pra zotëria ka ushtruar të drejtën e ankimit dhe jemi akoma në fazat ankimore. Pra vendimi i Shkallës së Parë nuk ka marrë formën e prerë. Çka do të thotë që zonja duhet ta presë këtë kujdestari që të marrë formën e prerë, por deri në atë moment, duke u bazuar edhe në certifikatën familjare, duhet të qëndronin në shtëpinë e babait!”

Eni Çobani e përmbylli duke thënë se duhet të respektohen vendimet e gjykatave, pra masa e përkohshme do të vijojë të jetë në fuqi derisa të marrë formën e prerë vendimi i dytë. Ndaj dhe fëmijët duhet të qëndrojnë me të atin, ndërsa e ëma duhet t’i takojë vetëm në fundjavë.

Seanca e ndërmjetësimit përfundoi sërish me sukses, duke bashkuar sërish motrën dhe vëllain për t’iu përkushtuar familjes me dashuri./tvklan.al

Etiketa: melsinatashaShihemi ne gjyq


Ju sugjerojmë

“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill
Kryesore

“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill

10 Maj, 2025 11:36 am
Fermerët e Beratit i kthehen bujqësisë organike/ Prodhimi i frutave, për eksport
Sociale

Fermerët e Beratit i kthehen bujqësisë organike/ Prodhimi i frutave, për eksport

7 Maj, 2025 10:41 am
Barazia gjinore, paratë dhe politika në Ballkan
Sociale

Barazia gjinore, paratë dhe politika në Ballkan

5 Maj, 2025 8:43 am
“Të ka skaduar patenta?”/ Si mund ta rinovojnë emigrantët, dokumentet që paraqiten
Kryesore

“Të ka skaduar patenta?”/ Si mund ta rinovojnë emigrantët, dokumentet që paraqiten

2 Maj, 2025 10:24 am
Male “pa kufij”: Shebeniku dhe Jabllanica
Sociale

Male “pa kufij”: Shebeniku dhe Jabllanica

2 Maj, 2025 9:16 am
Nafta në bujqësi, lehtësohen procedurat. Fermerët paraqesin më pak dokumente
Kryesore

Nafta në bujqësi, lehtësohen procedurat. Fermerët paraqesin më pak dokumente

30 Prill, 2025 1:40 pm
39 vite pas shpërthimit në Çernobil/ Fizikanti: Në Shqipëri janë gjetur gjurmë…
Sociale

39 vite pas shpërthimit në Çernobil/ Fizikanti: Në Shqipëri janë gjetur gjurmë…

30 Prill, 2025 11:13 am
Paga minimale në 2025-ën u rrit në të gjithë Rajonin, përveç Shqipërisë
Kryesore

Paga minimale në 2025-ën u rrit në të gjithë Rajonin, përveç Shqipërisë

29 Prill, 2025 8:26 am
“Në Altar”shfaqja teatrale për shëndetin mendor/Gjonçi:Rrëfehet përpëlitja njerëzore
Kryesore

“Në Altar”shfaqja teatrale për shëndetin mendor/Gjonçi:Rrëfehet përpëlitja njerëzore

28 Prill, 2025 10:10 am
Ligji për ndalimin e duhanit në ambjente të mbyllura mbetet në letër
Sociale

Ligji për ndalimin e duhanit në ambjente të mbyllura mbetet në letër

26 Prill, 2025 5:25 pm
Para
Atentat me armë zjarri në Vlorë, plagoset një 33 vjeçar

Aksident i rëndë në Shkodër, raportohet një person i vdekur

Meghan, nusja e re e familjes thyen sërish rregullat mbretërore

Meghan, nusja e re e familjes thyen sërish rregullat mbretërore

Vrau nënën e 6-fëmijëve, bashkëshorti tregon se vetëm kur është arrestuar ka mësuar vdekjen e saj

Vrau nënën e 6-fëmijëve, bashkëshorti tregon se vetëm kur është arrestuar ka mësuar vdekjen e saj
















TE FUNDIT

Vonesat në numërimin e votave, KQZ: Sanksione ligjore nëse s’mbyllen sipas afatit

Diaspora/ Vota me dokumente të huaja, në KQZ ka zëra pro dhe kundër kërkesës së opozitës
15 Maj, 2025

Kreu i Komsionit Qendro të Zgjedhjeve, përmes një njoftimi ka kërkuar që të përfundojë procesi i numërimit të votave brenda...

Lexo më shumë

“5 vota 500 mijë lekë”, Paloka: Kërkojnë t’u mbyllin gojën atyre që denoncojnë

“5 vota 500 mijë lekë”, Paloka: Kërkojnë t’u mbyllin gojën atyre që denoncojnë
15 Maj, 2025

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka deklaruar se i kanë dalë në mbrojtje një personi, i...

Lexo më shumë

U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria

U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria
15 Maj, 2025

Një 66-vjeçar është proceduar penalisht pasi në PKK Kapshticë, gjatë kontrollit u gjetën 30 500 euro, të cilat ky shtetas...

Lexo më shumë

“Ça i ke bërë vetes”/Paloka: Taksisti nxorri videon e blerjes së votës, u kërcënua..

“Ça i ke bërë vetes”/Paloka: Taksisti nxorri videon e blerjes së votës, u kërcënua..
15 Maj, 2025

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Palok ka bërë publik një rast kërcënimi, që sipas tij i janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com