Një i ri është rrahur keqas nga katër persona ditën e djeshme në rrugën Tiranë-Vorë. Mësohet se ai është K.H. 33 vjeç banues në Tiranë.
Ai po kthehej në shtëpi kur katër persona të paidentifikuar i kanë zënë prite dhe kanë nisur ta rrahin. Madje, njëri prej tyre i ka vënë pistoletën në kokë dhe e ka goditur me qytën e saj.
I riu ka rënë pa ndjenja nga dhuna dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak. Ndërkohë, katër të rinjtë janë larguar me një automjet nga vendngjarja, shkruan “Panorama”.
Policia po punon për kapjen e autorëve, ndërsa pritet edhe dëshmia e të riut. Dyshohet se ai ka patur disa para borxh dhe është rrahur nga huadhënësit.