Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nuk tregoi burimin e informacionit”, SPAK reagon për marrjen në pyetje të gazetarit Elton Qyno

2023/12/14 at 4:50 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Nuk tregoi burimin e informacionit”, SPAK reagon për marrjen në pyetje të gazetarit Elton Qyno

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka reaguar lidhur me kontrollin fizik dhe të banesës së gazetarit të Ora News, Elton Qyno.


Sipas një njoftimi zyrtar të SPAK, gazetari Elton Qyno ka publikuar materiale të komunikimeve që sipas prokurorisë janë në hetim paraprak.

Mësohet se në artikujt që janë publikuar nga gazetari Elton Qyno, është konstatuar se teksti dhe përmbajtja e bisedave në këto publikime përmbante disa pjesë të komunikimeve që bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani ka bërë me disa persona të tjerë (të paidentifikuar deri aktualisht nga hetimet) në platformën e kriptuar SkyECC, që janë objekt i hetimeve paraprake.

Gjatë marrjes në pyetje, Qyno gjithashtu ka refuzuar të tregojë burimin e informacionit.

Për këtë arsye SPAK  vendosi lejimin e kontrollit personal të shtetasit Elton Qyno, lejimin e kontrollit të banesës dhe të zyrës së tij, në vendin e punës, Zyrat e TV Ora News. Në vendimin gjyqësor u lejua edhe sekuestrimi i të dhënave kompjuterike në sistemin kompjuterik në vendin e punës dhe në banesë të tij.

Bëhët me dije se me anë të pajisjeve speciale gjurmuese operacionale, në një Bar Kafe me vendndodhje në distancë të afërt me Godinën e SPAK, I janë gjendur dy telefona celularë, që njihen si sende të tij.

 Deklarata e plotë e SPAK

Prokuroria e Posaçme po kryen hetime në kuadër të procedimit penal nr.75 viti 2022 në kuadër të të cilit janë duke u hetuar persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, për vepra penale të rënda dhe që kanë sjellë si pasojë vrasjen e disa personave, vepra penale të cilat janë kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm të grupit të strukturuar kriminal.

Në datën 10.12.2023 janë konstatuar të botuara në faqen e internetit të medias audiovizive Ora Neës (oraneës.tv), artikuj të shkruara nga gazetari Elton Qyno, që bëjnë fjalë për disa komunikime të kryera nga persona që janë subjekte të hetimeve paraprake. Në datën 11.12.2023 artikujt janë publikuar edhe nga media të tjera.

Në artikujt që janë publikuar nga gazetari Elton Qyno, është konstatuar dukshëm se, teksti dhe përmbajtja e bisedave në këto publikime përmbante disa pjesë të komunikimeve që bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani ka bërë me disa persona të tjerë (të paidentifikuar deri aktualisht nga hetimet) në platformën e kriptuar SkyECC, që janë objekt i hetimeve paraprake.

Nga verifikimi i publikimeve të artikujve të sipërcituar, përmes konsultimit me të dhënat e akteve hetimore të komunikimeve SkyECC që disponon Prokuroria e Posaçme, rezultonte se bisedat e bëra publike në media, nuk janë dokumentuar ende në akte procedurale nga ana e Prokurorisë së Posaçme në kuadër të procedimit penal nr.75/2022. Gjithashtu, disa nga shkrimet e evidentuara në artikujt mediatikë, përputheshin me përmbajtjen e komunikimeve që ka kryer Nuredin Dumani me përdorues të tjerë në platformën SkyECC (të paidentifikuar deri aktualisht), komunikime të cilat vetëm Prokuroria e Posaçme i disponon  aktualisht, si akte procedurale të hetimit paraprak.

Kjo situatë e prezantuar në media krijoi dyshime se mundet të ndodheshim para elementëve të veprave penale:  “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Ndalimi i dhënies dhe i shpalljes së të dhënave në kundërshtim me ligjin”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 295/a paragrafi (3) dhe 313/b pika (1) të Kodit Penal. Mbi këtë, Prokuroria e Posaçme filloi hetimet dhe regjistroi procedimin penal nr.245/2023, për kryerjen e dy veprave penale të mësipërme.

Nisur nga fakti se publikuesi i artikujve të mësipërm ishte Elton Qyno / gazetar, më datë 13.12.2023 ai u ftua për tu paraqitur në SPAK, për t’i marrë një deklarim në cilësinë e personit në dijeni të fakteve që përbëjnë objekt hetimi, ftesë që gazetari  iu përgjigj pozitivisht dhe u paraqit. Pasi iu bënë të njohura arsyet e marrjes në pyetje, siç dhe parashikimi i nenit 159 i KPP (e drejta e mos deklarimit për shkak të profesionit të gazetarit) iu kërkua të shpjegonte mbi mënyrën se si kishte siguruar akte hetimore që përbëjnë sekret hetimor, zbulimi i të cilave ndaj të tretëve përmes publikimit është i ndaluar nga ligji procedural. Po kështu, iu bë e ditur dhe domosdoshmëria që ka lindur për të identifikuar e gjetur dokumente ose akte në origjinal apo në çdo formë tjetër që ai i dispononte.

Shtetasi Elton Qyno është përgjigjur se burimi ka qenë konfidencial dhe nuk mundet ta deklarojë për shkak të sekretit që lidhet me profesionin. Në këtë rrethanë, gazetari deklaroi me shkrim se aktet e dokumentet që dispononte ishin sekret që lidheshin me profesionin e tij (parashikim i nenit 211 pika 1 K.Pr.P) dhe nuk mund t’i jepte. Duke e konsideruar këtë si të pabazuar dhe me synimin për të gjetur dokumente, prova materiale, gjurmë ose sende që i përkisnin veprës penale, ai u ftua nga hetuesit që t’i këqyrej telefoni/telefonat që kishte në përdorim, gjë që gazetari iu përgjigj negativisht.

Sjellim në vëmendje se Prokuroria e Posaçme, me urdhrin e datës 14.06.2022, ka urdhëruar ndalimin e publikimit të akteve procedurale për këtë procedim penal dhe ky akt i është komunikuar shtetasit Elton Qyno.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.501 datë 13.12.2023 dhe nr.502 datë 13.12.2023 vendosi lejimin e kontrollit personal të shtetasit Elton Qyno, lejimin e kontrollit të banesës dhe të zyrës së tij, në vendin e punës, Zyrat e TV Ora Neës. Në vendimin gjyqësor u lejua edhe sekuestrimi i të dhënave kompjuterike në sistemin kompjuterik në vendin e punës dhe në banesë të tij.

Në zbatim të vendimeve të gjykatës, kontrolli personal solli rezultat negativ, telefon celular nuk iu gjet; nga kontrolli në banesë dhe në ambientet e punës u gjetën dhe u sekuestruan dokumente dhe sende elektronike tek të cilat dyshohet të ketë gjurmë të veprës penale që po hetohet. Ndërkaq, para mesnatës, me anë të pajisjeve speciale gjurmuese operacionale u bë e mundur që në një Bar Kafe me vendndodhje në distancë të afërt me Godinën e SPAK, të gjenden dy telefona celularë, që pasi iu vunë në dispozicion, të njihen prej tij si sende të tij.

Dy telefonat celularë, pajisjet elektronike dhe dokumentacion në letër u sekuestruan në zbatim të vendimit të gjykatës, për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme. Në përfundim të veprimeve të urdhëruara nga gjykata dhe të ekzekutuara tashmë, gazetari Elton Qyno u largua nga ambientet e SPAK për në banesë të tij.

Prokuroria e Posaçme ka kryer veprimet procedurale në përputhje të plotë me kërkesat e Kodit të Procedurës Penale, si dhe në zbatim të vendimeve nr.501 datë 13.12.2023 dhe nr.502 datë 13.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Prokuroria e Posaçme falenderon çdo gazetar për kontributin e mbulimit të lajmeve rreth nesh, çdo gazetar profesionist që i shërben publikut dhe të vërtetës, duke raportuar me etikë dhe në respektim të ligjeve në fuqi, duke konsideruar seriozisht respektimin e sekretit hetimor dhe mbrojtjes së të dhënave personale.



Ju sugjerojmë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Para
“Shqipëria duhet të anëtarësohet në BE”/ Greqia i përgjigjet Gjermanisë duke kujtuar çështjen e Belerit: Nuk anashkalohet…

“Shqipëria duhet të anëtarësohet në BE”/ Greqia i përgjigjet Gjermanisë duke kujtuar çështjen e Belerit: Nuk anashkalohet...

Dy aksidente brenda pak minutash në Tiranë, makina përplas 5-vjeçarin

Aksident në Shkodër/ Përplasen dy automjete, merr flakë njëra nga makinat

Pezullimi i marrëveshjes me Italinë për emigrantët, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Dy pikat që na shtynë ta shqyrtonim

Pezullimi i marrëveshjes me Italinë për emigrantët, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Dy pikat që na shtynë ta shqyrtonim
















TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com