Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë ankimuar në Kolegjin e Apelimit vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos regjistruar anëtarët e tyre në KZAZ.
Me votat e nëtarëve të Partisë Socialiste, KQZ pesë ditë më parë vendosi të mos regjistronte komisionerët e propozuar nga dy partitë e mëdha të opozitës në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.
PD dhe LSI e argumentuan vendimin e tyre për të dërgura anëtarët e tyre në KZAZ, duke thënë se do të jenë aty për të konstatuar shkeljet ligjore të PS./ Opinion.al E.Xh.