Prokurorit federal i New York-ut, Preet Bharara refuzoi të jap dorëheqjen, duke shkaktuar jo pak reagime. Por megjithatë ai është shkarkuar nga departamenti i drejtësisë amerikane.
Shkarkimi i tij vjen pasi prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Session kërkoi dorëheqjen e 46 prokurorëve që ishin nominuar nga ish-presidenti Barak Obama.
Ne Shtetet e Bashkuara, është një praktike e njohur zëvendësimi i 93 prokurorëve federalë nga presidenti i ri por zakonisht procesi merr një kohë më të gjatë.
Në rastin konkret, presidenti Trump i kishte kërkuar prokurorit të New Yourk-ut që të mos jepte dorëheqjen, por më pas është shkruar pa paralajmërim.
Preet Bharara, 48 vjeç, njihet si një nga prokurorët me reputacionin më të lartë për luftën kundër korrupsionit në nivele të larta.
Ai ka qenë një nga personazhet e përzgjedhur për kopertinën e revistës “Time” për suksesin e arritur në rastet e tregtisë së brendshme në Wall Street.