Katër punonjës të Gardës janë pezulluar nga detyra. Sipas Balkanweb, ky vendim është marrë pasi dyshohet se ata nuk përmbushën detyrën për ndalimin e tymueseve në seancë.
Kujtojmë se edhe në seancën e djeshme, deputeti Saimir Korreshi ndezi tymuese në sallë, duke krijuar kaos, e duke bërë që seanca të mbyllej për 20 minuta.
Flakadanët i futën në Kuvend deputetet e opozitës Lindita Metaliaj dhe Elda Hoti, të cilat i kishin futur në çantat personale.
Tre deputetët u përjashtuan nga punimet e Kuvendit për 10 ditë nga Sekretariati i Etikës.