Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk ndalet Ukraina! Zgjeron kontrollin në rajonin rus të Kurskut 

2024/08/21 at 3:38 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nuk ndalet Ukraina! Zgjeron kontrollin në rajonin rus të Kurskut 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski thotë se ushtria e Ukrainës tani kontrollon 92 vendbanime dhe më shumë se 1250 kilometra katrorë në rajonin rus të Kurskut. Trupat ukrainase kanë zgjeruar ofensivën e tyre befasuese brenda Rusisë, duke marrë nën kontroll më shumë territor. 

Ukraina ka intensifikuar sulmet në rajonin ndërkufitar rus të Kurskut, duke shkatërruar shumë ura në rajon këtë javë për të bllokuar rrugët e furnizimit për ushtrinë ruse. 

Rusia sulmoi sërish rajonin kufitar ukrainas të Sumit, duke dëmtuar një numër makinash. Nuk ka pasur njoftime për viktima gjatë sulmit. 

Pentagoni tani po sheh një zhvendosje të një numri të vogël forcash ruse në Kursk për të zmbrapsur ofensivën ukrainase. 

“Rusia vërtetë është ndeshur me vështirësi në përpjekjet për të reaguar dhe vazhdojmë të shohim përparimin e Ukrainës në këtë drejtim”, tha zëdhënësi i Pentagonit gjenerali Pat Ryder. 

Rusia thotë se mijëra civilë janë larguar nga rajoni kufitar i Kurskut. Një gazetare ukrainase, e cila sapo u kthye nga qyteti i pushtuar i Sudzhës, tha për Zërin e Amerikës se forcat e Ukrainës e morën qytetin rus pa shkaktuar shumë dëme në infrastrukturën e tij. 

“U befasova kur pashë që vetë qyteti dukej shumë i qetë dhe aty asgjë nuk po ndodhte. Kjo do të thotë se forcat ukrainase kanë përparuar më thellë”, thotë gazetarja Diana Butsko. 

Kjo është hera e parë, që një vend pushton territor kaq të madh rus që nga Lufta e Dytë Botërore. Analistët thonë se ofensiva i ka dhënë Ukrainës avantazh. 

“Tani kjo u mundëson ukrainasve të ushtrojnë trysni mbi Rusinë. Ky është një turpërim për Kremlinin”, thotë analisti Charles Kupchan nga Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë. 

Por ndikimi i kësaj ofensive në rrjedhën e luftës brenda Ukrainës mbetet i paqartë. 

“Shumë nga forcat që rusët po përdorin për t’u mbrojtur kundër këtij inkursioni në rajonin e Kurskut po vijnë nga Rusia. Ata nuk po tërhiqen nga vija e frontit në Ukrainë, me përjashtim të një numri të vogël ushtarësh”, thotë analisti amerikan Charles Kupchan. 

Ukraina tha se e mbajti të fshehtë planin e saj nga aleatët, sepse shumë prej tyre mund të ishin përpjekur ta konsideronin atë si jorealist. Pentagoni thotë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm luftën e Ukrainës për liri./VOA 

Ju sugjerojmë

Kundërvajtje në aksin Shëngjin-Velipojë, gjobitet drejtuesi i Audi-t
Kronikë

Kundërvajtje në aksin Shëngjin-Velipojë, gjobitet drejtuesi i Audi-t

31 Maj, 2025 3:40 pm
Dështimi i 24-tërt, seanca për Kuvendin e Kosovës vazhdon në 2 qershor
Rajoni

Dështimi i 24-tërt, seanca për Kuvendin e Kosovës vazhdon në 2 qershor

31 Maj, 2025 3:34 pm
Armëpushimi/Hamas jep përgjigje pozitive për propozimin amerikan,mosdakordësi për…
Bota

Armëpushimi/Hamas jep përgjigje pozitive për propozimin amerikan,mosdakordësi për…

31 Maj, 2025 3:24 pm
Biden u diagnostikua me kancer, Trump: S`më vjen keq për të, ka lënduar shumë njerëz
Bota

Biden u diagnostikua me kancer, Trump: S`më vjen keq për të, ka lënduar shumë njerëz

31 Maj, 2025 3:09 pm
Një mesazh në telefon zbuloi trafikantët e armëve
Kronikë

Një mesazh në telefon zbuloi trafikantët e armëve

31 Maj, 2025 2:54 pm
Kërkesa nga turistët e BE, Pogradeci zyrtarisht në sezon
Aktualitet

Kërkesa nga turistët e BE, Pogradeci zyrtarisht në sezon

31 Maj, 2025 2:33 pm
I akuzuar në Gjermani për grup kriminal e mashtrim, arrestohet në Morinë 22-vjeçari
Kronikë

I akuzuar në Gjermani për grup kriminal e mashtrim, arrestohet në Morinë 22-vjeçari

31 Maj, 2025 2:31 pm
Asgjesohen mbi 1200 rrënjë kanabis në Shkodër
Kronikë

Asgjesohen mbi 1200 rrënjë kanabis në Shkodër

31 Maj, 2025 1:41 pm
Qato: Rrugët e reja kanë lehtësuar trafikun
Aktualitet

Qato: Rrugët e reja kanë lehtësuar trafikun

31 Maj, 2025 1:40 pm
Sherr mes dy vëllezërve në Vorë, arrestohen nga policia
Kronikë

I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

31 Maj, 2025 1:24 pm
Para
Nesër seanca për Kodin Zgjedhor në Kuvend, Bardhi: Duam lista të hapura 

Eksporti i mbetjeve toksike, Bardhi: Po rrezikohet siguria kombëtare e Shqipërisë! 

Rusia shtyn zgjedhjet lokale në qarqet e kontrolluara nga forcat ukrainase

Rusia shtyn zgjedhjet lokale në qarqet e kontrolluara nga forcat ukrainase

EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti

Qëllohet me thikë një 38-vjeçar në Gjirokastër

TE FUNDIT

Kundërvajtje në aksin Shëngjin-Velipojë, gjobitet drejtuesi i Audi-t

Kundërvajtje në aksin Shëngjin-Velipojë, gjobitet drejtuesi i Audi-t
31 Maj, 2025

Drejtuesi i një automjeti tip Audi është gjobitur me 12 000 lekë të rinj pasi kreu manovra të rrezikshme duke...

Lexo më shumë

Dështimi i 24-tërt, seanca për Kuvendin e Kosovës vazhdon në 2 qershor

Dështimi i 24-tërt, seanca për Kuvendin e Kosovës vazhdon në 2 qershor
31 Maj, 2025

Edhe në përpjekjen e 24-të ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Për të 16-ën herë me radhë nuk pati kuorum...

Lexo më shumë

Armëpushimi/Hamas jep përgjigje pozitive për propozimin amerikan,mosdakordësi për…

Armëpushimi/Hamas jep përgjigje pozitive për propozimin amerikan,mosdakordësi për…
31 Maj, 2025

Hamas thuhet se i ka dhënë një “përgjigje pozitive”, ndonëse “me disa vërejtje”, propozimit të paraqitur nga i dërguari i Shtëpisë...

Lexo më shumë

Biden u diagnostikua me kancer, Trump: S`më vjen keq për të, ka lënduar shumë njerëz

Biden u diagnostikua me kancer, Trump: S`më vjen keq për të, ka lënduar shumë njerëz
31 Maj, 2025

Donald Trump vlerësoi miliarderin Elon Musk për përpjekjet e tij për të reduktuar shpenzimet federale gjatë një konference të përbashkët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com