Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nuk mund të themi që nuk e dinim. Në Halep, shpartallimi i Perëndimit”

2016/12/17 at 11:39 AM
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Nuk mund të themi që nuk e dinim. Në Halep, shpartallimi i Perëndimit”

Në Halep jemi duke parë rikthimin e tmerreve të Srebrenics në Bosnje dhe të Groznit në Çeçeni, por me një dallim. Këtë herë masakrat na i rrëfejnë minutë pas minute në Tuiter, vetë viktimat. Shpërqëndrimi i qeverive tona dhe opinioneve tona publike është shenjë e shpartallimit të Perëndimit, të humanizmit, të Europës”. Raphawl Glucksman, aktivist për të drejtat e njeriut dhe shkrimtar, biri i Andre Glucksman, ka organizuar dje, bashkë me Amnesty International, Medecins du Monde dhe organizata të tjera humanitare, një manifestim në Paris, në solidaritet me viktimat e Putinit dhe Bashar al Assadit në Siri.

Në vitet e parqë të epokës së Internetit, thuhej se “Aushvici nuk do të jetë më kurrë i mundshëm, për shkak se e vërteta del menjëherë”. Në fakt, falë internetit mësojmë menjëherë për një masakër që po kryhet, e prapësepramë nuk arrijmë ta ndalim.

Merita e Internetit dhe rrjeteve sociale është ajo që të paktën na heqin justifikimin, nuk mund të themi “nuk e dinim”, sepse dimë gjithçka dhe ndërkohë që është duke ndodhur. Kjo na mbush me përgjegjësi dhe e bën edhe më të fajshëm mosveprimin e qeverive perëndimore, si dhe të vështirë për t’u mbrojtur.

A është një moment kthese për Perëndimin?

Fatkeqësisht po, më duket një fiasko humanitare, e cila do të njollosë ndërgjegjet dhe Historinë. Perëndimi dhe Europa nuk kanë një zë në këtë kapitull. Drejtuesit tanë më të mirë janë katandisur në një rol komentatorësh: gjykojnë krimin, në vend që të provojnë ta parandalojnë. Administrata e SHBA flet për katastrofën më të rëndë të shekullit XXI, por nuk është në gjendje të bëjë asgjë. Në botën e re, Putini dhe Erdogani do të vendosin gjithçka, pa ne, pa i përfillur të drejtat e njeriut dhe ligjet ndërkombëtare.

A nuk hyn në lojë edhe një farë konfuzioni i opinionit publik? Kur flitet për Sirinë, kemi prirjen të mendojmë për vendin ku Shteti Islamik mban bazat e veta. Në Francë, kandidati favorit për president, François Fillon, ka thënë në televizion se ka dy kampe në Siri: terroristët dhe të tjerët, dhe ai është me të tjerët.

Por ai nuk përshkruan aspak realitetin. Atentatet në Francë kanë trazuar ndërgjegjet tona, dhe tashmë në emër të luftës ndaj terrorizmit, gjithçka autorizohet. Viktima e parë është e vërteta. Por në Halep nuk është ISIS. Terroristët e Shtetit Islamik janë dëbuar nga Halepi. Duke rrafshuar një qytet ku nuk ka terroristë, Putini dhe Assadi po kryejnë terrorizëm shtetëror. Lufta jonë kundër Shtetit Islamik është e drejtë dhe duhet bërë deri në fund. Po ç’hyjnë këtu gratë, fëmijët dhe burrat civilë të Halepit?

Çfarë mund të bëjnë qytetarët europianë?

Gjithësecili ndihet i pafuqishëm dhe mendon të bëjë fushata në rrjetet sociale, apo të zbresë në sheshe. Kjo është pak. Eshtë një pikë, por shumë pika së bashku mund të krijojnë një lëvizje të opinionit, në gjendje të kushtëzojë politikanët, për shembull kandidatët për presidentë në Francë.

Shumëkush kërkon fundin e sanksioneve ndaj Rusisë.

Duhet bërë e kundërta, të ashpërsohen. Askush nuk do një Luftë të Tretë Botërore, por mes shkaktimit të një lufte me Rusinë dhe të mos bërit asgjë, ka shumë gjëra në mes, dhe kjo quhet politikë. Tani më shumë se kurrë, Europa duhet të gjejë një pozicion politik të fortë dhe të bashkuar, nëse nuk dëshiron të shndërrohet në këlyshin e Putinit dhe Trumpit. Për shembull të mendojë për bojkotimin e Botërorit të Futbollit 2018 në Rusi, që përdndryshe do të jetë një makineri gjigande propagandistike, në shërbim të presidentit rus, i cili bashkë me aleatin e tij sirian, Assad, po kryen një masakër në Halep. / Corriere della Sera – www.bota.al

Ju sugjerojmë

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
Aktualitet

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

29 Qershor, 2025 10:44 pm
Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
Bota

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

29 Qershor, 2025 10:28 pm
Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
Bota

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

29 Qershor, 2025 10:02 pm
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

29 Qershor, 2025 9:30 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: Të ndiqen penalisht të gjithë ata që nxorën informacione për sulmet e …

29 Qershor, 2025 9:18 pm
Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma
Aktualitet

Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

29 Qershor, 2025 8:45 pm
Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd
Rajoni

Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd

29 Qershor, 2025 8:38 pm
Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun
Bota

Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun

29 Qershor, 2025 8:20 pm
Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave
Aktualitet

Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave

29 Qershor, 2025 8:04 pm
Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…
Aktualitet

Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…

29 Qershor, 2025 7:39 pm
Para
Radikalizmi fetar, Manjani: Problemi te mungesa e edukimit

Revoltohet ministri Manjani: Unë nuk ka udhëtuar kurrë me Klement Balilin, kush e ka në dorë t'a arrestojë

Papa bëhet 80-vjeç, mesazhi i urimit që i dërgoi Nishani

Papa bëhet 80-vjeç, mesazhi i urimit që i dërgoi Nishani

Obama: Rusia, Irani dhe Siria kanë gjak në duart e tyre në Aleppo

Obama: Rusia, Irani dhe Siria kanë gjak në duart e tyre në Aleppo

TE FUNDIT

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
29 Qershor, 2025

Teksa vendi përballet me vatra zjarri të konsiderueshme, me një njoftim ka dalë dhe ministri i Mbrotjes së Republikës së...

Lexo më shumë

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
29 Qershor, 2025

Për stafin e spitalit Nasser në Khan Younis, një viktimë e re e sjellë në departamentin e urgjencës javën e...

Lexo më shumë

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
29 Qershor, 2025

Irani mund të rinisë prodhimin e uraniumit të pasuruar brenda muajsh, pavarësisht dëmit të konsiderueshëm që u është shkaktuar objekteve...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
29 Qershor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dalë mbrëmjen e sotme me një njoftim zyrtar, ku bën me dije situatën e zjarreve në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com