Deputetët e opozitës po përplasen me punonjësit e Gardës së Republikës në hyrje të Kuvendit, pasi nuk po lejohen të futen në seancën plenare.
Deputetët si Ervin Salianji, Flamur Noka, Albana Vokshi dhe të tjerë po debatojnë me punonjësit e Gardës së Republikës.
“Nuk është kazermë këtu”, dëgjohet të thotë deputeti Ervin Salianji.
Kujtojmë që opozita sot ka thirrur edhe një protestë e cila ka nisur para Parlamentit.