Deputeti i PD, Flamur Noka është futur në Kryesinë e Kuvendit duke kaluar nga kangjellat.
Deputetët e opozitës nuk janë lejuar të futen në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, pasi iu është mbyllur porta kryesore.
Në këto rrethana, deputeti Noka është “detyruar” të kalojë mbi kangjellat. Këtë veprim nisi ta bënte deputeti Saimir Korreshi, por si duket nuk ia arriti.
Ndërkohë Grada ka mbyllur edhe dyert e Kryesisë duke mos lejuar ligjvënësit e opozitës të hyjnë brenda kryesisë./Opinion.al