Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk kuptoi shkrimin e mjekut, farmacistja i jep ilaçe dhe e vendos 10 ditë në gjumë

2018/02/22 at 10:22 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Nuk kuptoi shkrimin e mjekut, farmacistja i jep ilaçe dhe e vendos 10 ditë në gjumë

Valmira Bardhi tregon në emisionin “Stop” se pas vizitës së mamasë së saj 63-vjeçare, iu drejtua farmacisë “Mona” për të marrë ilaçet me recetë. Por farmacistja i ngatërroi medikamentet e për pasojë e ëma kalon 10 ditë në gjendje gjumi.


Farmacistja i kishte dhënë gabimisht dy ilaçe për gjumë. Në një ballafaqim me qytetaren, justifikohet duke i thënë se faji është i mjekut, të cilit ajo nuk i kuptoi shkrimin.

Ndërsa administratorja e farmacisë, Desdemona Bregu mori përsipër ekzaminimin e pacientes.

“Unë quhem Valmira Bardhi. Kam mamin 63 vjeç, e cila vuan nga hematoma në kokë, ka mpiksje gjaku. E çoj për vizitë të doktori dhe na jep recetën me ilaçe. Shkoj në farmaci, dorëzoj recetën, më tha që do bënte porosinë e mjekimeve dhe të shkoja t’i merrja më vonë. Shkoj në mëngjes t’i marr dhe ishte farmacistja punonjëse. Farmacistja nuk e kishte lexuar mirë llojin e ilaçit dhe nga ‘ancopir’ më jep ‘diazepam’, gjumësjellës. Ndërkohë që mami merrte gjumësjellës tjetër nga doktori, ‘alprazolam’ dhe u bënë dy gjymësjellës. Ia vazhdoj unë mamit, sipas asaj që më dha ajo, 2 kokrra në ditë ‘diazepam’ dhe 3 herë nga 5 pika ‘alprazolam’.  Ishte super dozë e rëndë. Shihja mamin, në gjumë. Thashë t’ia heq vetë 1 kokërr ‘diazepam’ dhe pjesën tjetër t’ia jap se doktori ia ka dhënë për qetësim, gjumësjellës. Sa vinte e po rëndohej mami, vetëm në gjumë gjithë ditën. Ngrihesha e shihja a është a s’është gjallë”.

Denocuesja tregon se komunikoi pas 10 ditësh me doktorin, i cili i tha që nuk i kishte dhëbë ‘diazepam’ në recetë, ndaj dhe duhej t’ia shkëpuste menjëherë të ëmës.

“Shkoj te farmacistja me recetë në dorë dhe i them: ‘Të lutem mund të ma lexosh pak këtë?’ S’më kthente përgjigje. I thashë me ç’të drejtë mund t’i japësh ‘diazepam’ në vend të ‘ancopirit’, multivitamin. Më thotë që janë gjëra që ndodhin, s’e gjeti gjë dhe kaq”.

E ëma e Valmirës rrëfen se ndihej keq kur konsumonte ‘diazepam’ dhe se flinte shumë gjatë gjumë.

“Ndihesha e mpirë, harroja çdo gjë, e humbur…”, u shpreh ajo.

Gazetarja e emisionit “Stop” së bashku me denoncuesen i drejtohen këtij subjekti për të pyetur farmacisten se përse dha një ilaç tjetër, kur nuk e dëshifronte dot shkrimin e mjekut për të dhënë ilaçin e duhur që ishte në recetë. Por farmacistja nuk pranon të përgjigjet dhe largohet.

Në një ballafaqim me Valmira Bardhin, farmacistja shumë e frustruar bërtet duke fajësuar mjekun.

Qytetarja – Lexoje!

Farmacistja – Ajo recetë është e jotja, nuk është e imja. S’ke pse ma sjell këtu!

Qytetarja – Ti ma dhe ilaçin.

Farmacistja – Unë nuk mbaj përgjegjësi, nuk mbaj përgjegjësi. Atë ilaç e ka shkruar doktori, nuk e kam shkruar unë. Ma sill këtu doktorin, ballafaqohemi edhe flasim!

Qytetarja – E diazepam nuk lexon këtu.

Farmacistja – Ma sill doktorin, ta shkruaj atë recetë, pastaj ballafaqohemi!

Qytetarja – Dy gjumësjellës! Çfarë farmaciste je ti, ça shkolle ke mbaruar?

Pas reagimit të farmacistes, administratorja e farmacisë, Destemona Bregu pranoi përgjegjësinë dhe shpjegoi se ky ka qenë një gabim njerëzor.

“Unë kam shkuar e kam diskutuar nga afër me pacienten. I kam kërkuar falje dhe i kam thënë të shkojë të flasë me doktorin Eris Ranxha. Në qoftë se doktori që ka lëshuar recetën, i cili është në dijeni të këtij gabimi, mendon se duhet të bëhen vizita të imtësishme, eko zemre e çdo lloj gjëje, ia mbuloj unë. Duke qenë se është gabim i farmacistes dhe i farmacisë sepse farmacia është e imja dhe drejtuese teknike jam unë, kështu që përgjegjësinë patjetër që e mbaj unë. Ia mbuloj unë (shpenzimet) nëse doktori e shikon të arsyeshme që duhen kryer vizita”.  

Valmira Bardhi tha se do ta çojë të ëmën te mjeku, në mënyrë që të ekzaminohet, për të parë nëse ka ndikuar në shëndetin e saj mendikamenti i gabuar.

Gazetarja e emisionit “Stop” komunikoi me neurologun Hajri Gerbi, i cili shpjegoi tre medikamentet që ishin vendosur në recetë. Ai u shpreh se përdorimi i “desapamit” nuk ka ndikuar në shëndetin e pacientes.

Neurologu – Ky është një gabim teknik, por që për fat të mirë është pa pasoja sepse këto dy medikamente janë të ngjashëm me njëri – tjetrin, por janë në doza të vogla. Mund të japin efekt anësor këputje trupore ose përgjumësi, por nuk bëjnë dëme të tjera shëndetësore.

Gazetarja – Ndodh shpesh që farmacistët të bëjnë këtë lloj gabimi?

Neurologu – E vërteta është që ndodhin shpesh. Unë për vete kam eksperiencë, më ka ndodhur disa herë kjo. Por kam një vetëpërkujdesje sepse në vulën time kam vendosur edhe numrin e telefonit. Sa herë që farmacistët nuk dëshifrojnë shkrimin, marrin në telefon dhe më pyesin se cili preparat është. Ky bashkëpunim i mjekut me farmacistin duhet të jetë.

Gazetarja – Pra, nuk kemi nevojë që pacientja t’i nënshtrohet një ekzaminimi të hollësishëm për këtë rast?

Neurologu –  Jo, për këtë rast. Fatmirësisht është një rast shumë i lehtë që nuk ka rëndësi fare.

Siç tha dhe neurologu, duhet të ketë një bashkëpunim mes mjekut dhe farmacistit, pasi mund të ndodhë që një gabim njerëzor të kthehet në fatal për pacientin.

/tvklan.al

 

Etiketa: denoncimi stopfarmacistjailacetskandalistop


Ju sugjerojmë

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra
-U tha në Opinion

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra

29 Janar, 2026 10:25 pm
Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë
-U tha në Opinion

Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë

29 Janar, 2026 10:08 pm
Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen
-U tha në Opinion

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen

29 Janar, 2026 9:51 pm
Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës
-U tha në Opinion

Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës

29 Janar, 2026 9:48 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve
Kronikë

Balluku kundërshton masën e “ndalimit të daljes jashtë shtetit” në Gjykatën e Lartë

29 Janar, 2026 4:42 pm
“Çështja Balluku”,Berisha: Rama tërheq zvarrë Gjykatën Kushtetuese, për turpin e saj
Kryesore

“Çështja Balluku”,Berisha: Rama tërheq zvarrë Gjykatën Kushtetuese, për turpin e saj

29 Janar, 2026 4:03 pm
Reforma Territoriale, PS bën një hap pas “nëse PD nuk bojkoton më”
Kryesore

Reforma Territoriale, PS bën një hap pas “nëse PD nuk bojkoton më”

29 Janar, 2026 2:55 pm
Konferenca e Kryetarëve,PD:Njollë e zezë për Kuvendin. Peleshi: Zbatojmë rregulloren
Kryesore

Konferenca e Kryetarëve,PD:Njollë e zezë për Kuvendin. Peleshi: Zbatojmë rregulloren

29 Janar, 2026 2:01 pm
Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë
Kronikë

Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë

29 Janar, 2026 1:03 pm
Bojkoti i PD/ Propozimi i PS për “Territorialen”: Marrim drejtimin e Komisionit
Kryesore

Bojkoti i PD/ Propozimi i PS për “Territorialen”: Marrim drejtimin e Komisionit

29 Janar, 2026 11:07 am
Para
Video/ Erion Veliaj debaton me gazetarin për Teatrin: Do bëhemi disko lajmesh

Video/ Veliaj akuza për Gjergj Bojaxhiun: Shan kullat dhe vetë jeton në kullë

Bashkia Shkodër: Kërcënimi me jetë i trajnerit të Vllaznisë i sponsorizuar. Na sulmuan në momentin më të mirë

Sulmi me thikë ndaj trajnerit Gjoka, reagon edhe klubi i Partizanit

BE zbarkon në Tiranë. Në fundjavë mbërrijnë Juncker e Hahn, mungon Mogherini

BE zbarkon në Tiranë. Në fundjavë mbërrijnë Juncker e Hahn, mungon Mogherini

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra
29 Janar, 2026

“Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra”, kështu ka deklaruar mbrëmjen e sotme kreu i partisë Mundësia Agron Shehaj,...

Lexo më shumë

Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë

Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë
29 Janar, 2026

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, theksoi se selia blu është e hapur për të bashkëpunuar me çdo parti opozitare që...

Lexo më shumë

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen
29 Janar, 2026

Cilat janë pikat që bashkon opozitën kundër mazhorancës pavarëissht ndryshimeve? Pikërisht për këtë temë po diskutohet në studion e emisionit...

Lexo më shumë

Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës

Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës
29 Janar, 2026

Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, ndërsa ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në studion e emisionit “Opinion”,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com