Këto “murgesha” nuk janë të zakonshme. Ato pinë çdo ditë një cigare hashashi. “Sisters of the Valley”(Motrat e Luginës), mbjellin marijuanë për të shëruar botën.
Ato e kultivojnë atë dhe e përdorin për krijimin e ilaçeve të ndryshme. E shesin më pas në formën e lëngshme si vajra tropikalë, të cilët lehtësojnë dhimbjen e kokës dhe të shpinës.
Megjithëse ato mbajnë veshur petkun e murgeshave nuk janë vërtet të tilla sepse nuk e predikojnë fenë katolike. Ato besojnë se produktet e tyre nderojnë nënën natyrë./tvklan.al